Nje provim shtese per tu liruar nga arsimi baze

Që të quhet i “liruar” nga arsimi bazë një nxënës duhet të japë edhe provimin e gjuhës së huaj ndryshe nga më parë kur ai i nënshtrohej testit kombëtar vetëm për gjuhën shqipe dhe matematikën.
Ndryshimet e parashikuara në ligjin e ri për arsimin parauniversitar për kthimin e gjuhës së huaj në një provim të detyruar sipas specialistëve do të ndikojë në përgatitjen më të mirë të nxënësve të klasave të nënta kryesisht në zonat rurale ku aktualisht studimet tregojnë se kanë një formim të pamjaftueshëm në këtë aspekt. Ndërkohë që për nxënësit e pakicave kombëtare ligji parashikon vlerësim në lëndët gjuhë amtare, gjuhe shqipe matematike dhe një gjuhë e huaj sipas dëshirës. Drafti po diskutohet në komisionet parlamentare proces i cili pritet të përfundojë brenda kësaj jave, për t’i hapur rrugë më pas kalimit të projektligjit në séancë plenare ku dhe do të votohet nga anëtarët e parlamentit.