Trafikimi i armeve dhe municioneve

Policia e Kukësit ka arrestuar një person mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Morinit për vepren penale “Trafikim i armëve dhe municionit”. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës në automjetin tip “Pezho” me targë, SH 3591 E, me drejtues shtetasin Eqerem Tafili, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë luftarake, automatike kallashnikovë, së bashku me 5 karikatorë automatiku, që i mbante pa leje, të cilat po i trafikonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Në vijim të këtij operacioni, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Eqerem Tafili, ku janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta te tipit “Ekol special 99”, 1 armë gjahu si dhe 29 copë fishekë armësh gjahu dhe 30 kg lëndë narkotike të dyshuar si ajo e llojit “Canabis Sativa”.