Tropoje jepet vleresimi i mases per Manjola Dollapin
Gjykata e Tropojës ka dhënë masën e sigurisë për Manjola Dollapin. Gjykata pasi ka dëgjuar prokurorin dhe avokatin mbrojtës të Dollapit ka vendosur burg pa afat për 31 vjeçaren, e cila akuzohet për vrasje të dyfishtë, atë të bashkëshortit të saj Eduart Dollapaj, 34 vjeç dhe të dashurit të saj Kaçanik Gjuriqi, 27 vjeç.
Mësohet së 31 vjeçarja Dollapi s'ka reaguar në seancën gjyqësore, ndërkohë që avokati i saj ka deklaruar para gjykatës Manjola Dollapi ka shfaqur shenja depression. 31 vjeçarja vetëm dy ditë më parë ka tentuar të vetëvritet në qelitë e paraburgimit duke përdorur gërshetin e gjatë të flokëve. Ndërkohë policia po heton në dy pista hetimi atë të vrasjes së dyfishtë nga Manjola Dollapi dhe të vrasjes nga një person tjetër. Manjola Dollapi pas masës së arrestit me burg pa afat do të transferohet në burgun 313.