E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres 60 ha ne Rrushbull jane gllaberuar nga uji

60 hektarë te zonës së mbrojtur turistike në Rrushkull të Durrësit janë zhdukur nga harta e këtij rrethi. Deti ka avancuar në drejtim të tokës duke gllabëruar vitet e fundit sipërfaqe ranore dhe pyjore. Sipërfaqja e zhdukur në det, fillon që nga grykëderdhja e lumit Erzen e deri në Rrushkull. 
Një zonë tjetër e prekur nga eurozioni është dhe plazhi i Golemit në një gjatësi prej 6 kilometrash. Brezi i rërës këtu është thuajse zhdukur, ndërsa valët përplasen në bregun argjilor apo në muret mbrojtëse të ndërtuar nga vetë banorët. Në jug dhe në lindje të plazhit të Golemit, gërryerja bregdetare shfaqet dukshëm, duke diktuar prishjen në mënyrë të vazhdueshme të një bilanci vendimtar të plazhit në favor të gërryerjes. Banorët te këtyre zonave ku erozioni shfaqet frikshëm i tremben së ardhmes së afërt, që premton të tjera përparime të detit në zonën bregdetare. 
Brezi i parë dhe i dytë i bunkerëve të ndërtuar në vitet 70 janë zhytur tashmë në thellësi të detit, ndërsa shquhen here pas here mes dallgëve vetëm disa prej atyre të brezit te tretë. Vetëm vitet  e fundit deti ka avancuar rreth 20 m në drejtim të tokës. 
E ndërsa gjendja është kritike specialistet bëjnë thirrje për akordimin e fondeve për ngritjen e një brezi mbrojtës si e vetmja zgjidhje për te shpëtuar brezin ranor e pyjor te zonave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›