E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX heton 90 raste për korrupsion

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 20:30

Prokurorët e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, aktualisht janë duke hetuar 90 raste për korrupsion, me 50 prej të cilave po merret Prokuroria Speciale e Kosovës, ndërsa 40 të tjera janë në nivelin e Prokurorisë së Qarkut.

Edhe pse nuk foli për numrat konkret të rasteve për korrupsion që kanë të bëjnë me përfshirjen eventuale të politikanëve kosovarë në vepra korruptive, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, tha për REL se rastet për korrupsion, me të cilat merren misionarët evropianë janë ato të profilit të lartë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›