E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje raport i turpshem me historine

Dje gazeta RD mbushi 20 vite.


Ne historine e shtypit shqiptar por ndoshta dhe boteror ajo do te mbetet e vetmja gazete e cila i sherbeu lirise se shtypit vetem nje dite vetem me nje gjest me daljen e saj. Me tej ndryshe nga shume simotra te saj ne lindje ajo nuk arriti te mbetet simbol i lirise se shtypit por degradoi ne nje gazete perverse partiake.


Por dhe me kaq dhe me lindjen e saj dhe me gjestin e nje gazete qe filloi te thyeje monopolin e shtypit komunist ajo beri boll dhe ne duhet ta respektojme lindjen e saj si histori dhe jo historine e saj e cila ka plot shembuj percudnues kunder lirise se fjales dhe eshte thuajse nje embleme e joprofesionalizmit ne gazetari.


Por dhe ne 20 vjetorin e saj njeriu qe ka diktuar raportin e kesaj gazete me te verteten prodhoi serish nje ngjarje te shemtuar.


Dekoroi ne menyre te paqarte disa gazetare dhe kontributore te fillimeve te gazetes RD ose me mire te them grupin e gazetareve te pare qe u perjashtuan nga vete ai prej RD-se ne korrik te vitit 1992. Nuk e kam problemin me inkonsekuencen politike te Sali Berishes se ajo eshte teme bajate. Problemin e kam me raportin e tij me historine dhe te verteten e fillimeve te asaj gazete. Sic e theksova qysh ne fillim ajo gazete ka rendesi vetem se eshte e para dhe si e tille perkujtohet si histori.


Por tutori i kesaj gazete duket se eshte i vendosur te mos kete asnje respekt per te vertetat e historise por kerkon ti shikoje ato gjithmone ne funksion te koniunktures politike. Nuk ka bere gabim qe ka dekoruar Frrok upin apo Ben Blushin por dekorimi i tyre tani eshte thjesht nje mesazh politik per te treguar se ai i vlereson njerezit vetem kur jane delfine te tij dhe jo kur jane kundershtare te tij.


Frrok upi dhe Ben Blushi vertet kane punuar disa muaj tek RD por pastaj i kane dhene jete nje gazete tjeter shume te eger dhe te ashper me Sali Berishen dhe nese Berisha kishte ndonje respekt per ta dhe historine e kesaj gazete le ti dekoronte ata kur i kishte kritike. Nuk dua ta merrem me gjithe ata qe jane dekoruar pasi jane e njejta tipologji jane njerezit politikisht korrekt sot me Sali Berishen.


Por ndersa keta ishin gazetare dhe disa bashkepunetore te jashtem te gazetes Kryetari i Keshillit Botues dhe themeluesi de facto i gazetes RD Prec Zogaj nuk u perfshi ne kete liste. A ka gje me te shemtuar te diskutosh per historine e nje ngjarje dhe te shmangesh themeluesin nga e vetmja vlere e kesaj gazete pra qe eshte thjesht themelimi i saj


Bashke me delfinet e sotem te Berishes ne gazeten RD themelues ka qene dhe gazetari me aktiv i medias se sotme dhe i 30 viteve te fundit ne gazetarine shqiptare Filip akuli. A ka gje me joserioze te shmangesh nga vleresimi nje njeri qe vazhdon te mbetet gazetar dhe te vleresosh ata qe jane bere politikane apo punonjes shtypi te partise ne pushtet


Ne mbledhjen e pare themeluese te RD-se tek Lidhja e Shkrimtareve ishte dhe Lazer Stani i cili me vone ishte dhe kryeredaktor i RD-se. I tille ka qene dhe Afrim Krasniqi. Vetem se keta njerez sot jane me nje parti joqeveritare injorohen sikur nuk kane ekzistuar.


Nuk dua te flas me tej per listen e gjate te kryeredaktoreve dhe zevendesve te tyre qe kane rezistuar per 20 vjet duke tentuar te zbusin llumin e nisur nga zyra e Berishes. Shume prej tyre jane te heshtur dhe te menjanuar por jo kritike te Berishes. Dhe ata lihen jashte liste vetem pse sot nuk jane ne listen e njerezve qe Sali Berisha po perdor per pushtetin e tij.


Duke i lene jashte ne nje fare menyre u ben nder por turperon dukshem ata qe po keqperdor si njerez me merita per nje gazete se ciles sic e thashe i ka mbetur emri i tille thjesht se shenoi lindjen e shtypit pluralist ne Shqiperi.


Ajo i ngjan asaj piliveses se bukur qe jeton vetem nje dite aq sa prek endrren e saj per te fluturuar e lire. Ditet e mepastajme te saj jane ditari me i tmerrshem i mungeses se lirise se shtypit dinjitetit profesional dhe kultures se te pavertetave per nevoja politike. Ajo ishte e lire dhe e pafajshme vetem diten qe lindi.


Me tej ajo eshte biografia e autorizuar e Sali Berishes si politikan si pervers si hakmarres si autoritar si despot politik dhe ne fund si kameleon. Si gjest per lirine e shtypit vlen vetem dita e pare e jetes se saj. Si arkiv per betejen e Berishes kunder shtypit dhe te vertetes vlen jeta e saj 20-vjecare. Si kulmim i turpit me historine e saj vlen festa e djeshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›