E Diel, 1 Nëntor 2026

Bum te ardhurash nga doganat rritje e arketimeve gjate 2010-es

Tirane 7 janar 2011 NOA-Ne bilancin e bere per vitin e lene pas doganat Shqiptare kane shenuar rritje kolosale te ardhurash.

Gjate vitit 2010 arketimi i te ardhurave ne rritje ka ardhur kryesisht si rezultat e rritjes maksimale te eksporteve nga vendi yne.

Nderkohe vetem per vitin qe lame pas u arketuan rreth 122 miliarde leke.

Nje shifer e rritur ndjeshem krahasuar me 107 miliarde leke te arketuara ne vitin 2009.
Ne shifren 99 per qind ka qene rritja e te ardhurave per vitin e kaluar.

Nderkohe qe ne krahasim me nje vit me pare arketimi i te ardhurave ka pesuar nje rritje me 13.4 per qind.

Rritje te konsiderueshme ne vlere dhe ne sasi kane pesuar edhe eksportet ku sipas kesaj administrate gjate vitit 2010 volumi i eksporteve shqiptare shprehur ne sasi ka qene me nje rritje prej 921 mije ton ose 62.8 me shume se nje vit me pare.

Ndersa si vlere te eksporteve shqiptare gjate vitit 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 75.3 mld leke me nje rritje prej 37.7 mld leke ose 100.3 me shume krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 .

Ndersa si vlere te eksporteve shqiptare gjate muajit dhjetor 2010 eshte realizuar nje volum ne vleren prej 6.75 mld leke me nje rritje prej 2.65 mld leke ose 64.6 me shume.

Te ardhurat nga doganat jane burim kyc per ekonomine e vendit.

Nderkohe qe pergjegjesi i sektorit te llogarive kombetare 3-mujore prane INSTAT-it Ledjon Shahini deklaron se rritja ekonomike e Shqiperise ne tremujorin e trete te 2010-es rritet me 4.9 per qind ne krahasim me nje vit me pare.

Kjo rritje e te ardhurave eshte nje hap pozitiv per ekonomine e vendit e cila duket se me keto hap do te shkoje drejt nje permiresimi te ndjeshem.

a.y/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›