Sfida e Kosoves me vetveten
Zgjedhjet e 12 dhjetorit ishin prova me e mire per te treguar nivelin e vetadministrimit te shoqerise kosovare. Vleresuar ne total keto zgjedhje mund te konsiderohen nje hap prapa krahasuar me ato te meparshmet te administruara kryesisht nga faktoret nderkombetare.
Megjithate mund te thuhet qe ne fillim se shtylla kurrizore e zgjedhjeve nuk eshte prekur. Qe do te thote se nuk ka pasur frymezime te qarta te dala prej shtabeve politike te partive qe kane shkaktuar deformimet e ndodhura ne disa komuna. Me se shumti devijimet kane ardhur nga keqperdorimi i sistemit zgjedhor i cili parashikon nje konkurrence te brendshme midis kandidateve per tu rreshtuar ne liste bazuar ne voten e qytetareve.
Aty ku ka pasur hapesira vete kandidatet kane nxitur artificialisht rritjen e pjesemarrje ne votim duke e devijuar procesin pertej gares se brendshme te nje partie e duke e demtuar seriozisht ate. Per ta analizuar hollesisht kete tendence duhen pritur listat e kandidateve fitues.
Periudha postzgjedhore ka qene akoma me problematike. Nje ngjarje tragjike ne Malisheve vrasje mes militantesh dikur te te njejtit krah e ka njollosur akoma me shume procesin dhe ka rikthyer tensionet e dikurshme ne Kosove. Por ajo qe ka ndodhur krahasuar me ate qe mund te ndodhe nuk eshte asgje.
E per te mos ndodhur e keqja politika kosovare ka shansin te rikuperoje ne maksimum gabimet e bera gjate procesit te pare te zhvilluar nen administrim te plote te saj rikuperim qe ka nisur me rinumerimin e votave ne 40 te qendrave te votimit.
Procesi i riperseritjes se zgjedhjeve ne 2-3 komuna do te jete nje shenje domethenese per te treguar se sa ka reflektuar politika kosovare ndaj devijimeve te gjithepranuara tashme ne zgjedhje.
Nese krahason zgjedhjet e 12 dhjetorit me te meparshmet kupton qarte nevojen e ekzistences edhe per disa kohe te institucioneve nderkombetare ne Kosove. Gjithnje kam pasur drojen se ne momentin qe shqiptaret e Kosoves do te zhvillojne zgjedhje nen administrimin e tyre procesi do te kete problem.
Po ashtu se ambienti i meparshem pozitiv ne Kosove shume me i mire sesa ne Shqiperi ka qene produkt i influences se institucioneve nderkombetare dhe jo thjeshte merite e faktoreve te brendshem apo qytetareve.
Sepse p.sh. edhe ne Shqiperi nese zgjedhjet te administroheshin nga nje faktor nderkombetar jam i bindur se nuk do te kishte asnje lloj kontestimi. Kemi shembuj ndeshjesh futbolli decizive mes ekipesh shqiptare te drejtuar nga arbitra te huaj ku nuk ka pasur asnje kontestim.
Demokracia ne Kosove mbetet akoma shume e brishte. Politika konsiderohet si menyra me e mire per te krijuar pozicione te favorshme ekonomike. Faza neper te cilen po kalon ky vend krijon rrethana per manipulime.
Pavaresia dhe patriotizmi kane dale ne plan te dyte dhe si kudo tjeter edhe ne Kosove sot luftohet per ekonomine. Sa kohe qe Kosova ndodhet ne kete faze ku politika eshte menyra me e mire per te pasur ne dore ekonomine zgjedhjet do te kene problem. Pak a shume eshte e njejta situate si ne Shqiperi.
Ne pamje te pare duket se demokracia kosovare eshte nje import i modelit te Shqiperise. Por me shume se e tille ne fakt eshte produkt i nje mentaliteti te ngjashem ndershqiptar nderveprues me fazen e zhvillimit te demokracise ne rajon.
Reflektimi postzgjedhor do te jete guri i proves per proceset e tjera qe do te zhvillohen ne Kosove. Varesisht nga rikuperimi do te shihet ne radhe te pare stabiliteti i brendshem. Nese rinumerimi dhe procesi i pjesshem me 9 janar do te jene qartesisht te rregullta atehere mund te thuhet se reflektimi perben nje shprese.
Ne kete proces KQZ-ja dhe organet e drejtesise kane nje rol kyc. Kesisoj prova eshte jo vetem per politiken kosovare por edhe per institucionet e pavarura sidomos ato te drejtesise.
Problem i dyte shume i rendesishem mbetet krijimi i nje koalicioni qeveritar te qendrueshem. E vetmja shprese per Hashim Thacin qe pretendon te jete Kryeministri ne vijim i Kosoves eshte pergjigja pozitive nga kundershtari i tij Ramush Haradinaj.
Ndryshe krijimi i nje qeverie qe per te bere shumicen prej te pakten 61 deputetesh do kerkonte perfshirjen e te gjitha pakicave se paku 5-6 parti bashke me vendet e rezervuara dhe si pasoje plotesimin e orekseve te partive qe nuk kane me shume se 300-400 vota ne gjithe Kosoven do te ishte aksion i perkohshem joefikas.
Per te ardhur ky moment duhet pritur rivotimi ne disa komuna me 9 janar. Kalkulimet per krijimin e qeverise pritet te behen deri ne nje kokerr deputeti.
Percaktimi i Kryeministrit dhe Presidentit jane te lidhura nje menyre reciproke dhe sipas te gjitha gjasave emri i Presidentit do te perbeje kycin e zgjidhjes por njekohesisht objektin e sherrit paraprak. President i Republikes pa asnje dyshim do te jete njeri prej kandidateve te propozuar nga partia e dyte ne koalicionin qeverises.
Kosova ndodhet ne nje faze te re ne fillim te nje dekade te re. Stabiliteti politik zhvillimi ekonomik dhe raportet me proceset integruese jane tri kolonat ku do te mbeshtetet ecuria e saj. Ndersa ne marredheniet me Serbine problemi i Veriut do te vazhdoje te mbetet ceshtja kryesore per tu zgjidhur pa perjashtuar opsione te tjera te paparashikuara per momentin.
Nderkohe politika kosovare do te vazhdoje edhe me tej te ndeshet me problematikat e vjetra ende te padefinuara. Per ti perballuar keto sfida e para gje qe duhet te mbreteroje ne Kosove eshte stabiliteti politik. Vetadministrimi politik ne nivele te kerkuara eshte gjeja kryesore qe kane ne dore vete shqiptaret e Kosoves.
Nese ata nuk do te dine ta shfrytezoje ate qe kane vete ne dore atehere nuk do te mund te perfitojne shume gjera qe jane ne dore te te tjereve. Qe do te thote se sfida kryesore e shoqerise kosovare ne dekaden e re ku sapo jemi futur eshte sfida me vetveten.