E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabisnin kabllot e energjise per skrap

ELBASAN - Grabisnin kabllot e energjise me qellim per ti marre skrapin arrestohen dy te rinjte. Burime te policise bejne te ditur se jane arrestuar ne flagrance shtetasit Sokol Brasha 21 vjec dhe Andrit Urdhri 24 vjec me banim ne fshatin Katund i Ri. Dy te rinjte u arrestuan pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin jane kapur ne flagrance ne fshatin Katund i Ri duke djegur kabllot e energjise te cileve u merrnin pjesen e hekurt per ta shitur per skrap.


Te arrestuarit sipas policise dyshohen si autore te disa vjedhjeve ne fshatin Katund i Ri. Veprimtaria e tyre kriminale eshte dokumentuar nga ana e policise dhe materialet i kane kaluar prokurorise se rrethit gjyqesor Elbasan per veprime te metejshme per vepren penale vjedhje e kryer ne bashkepunim dhe shkaterrim prone. B.Nergjoni

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›