Shqipëria çmime të ulëta për investitorët
07/01/2011 EUROSTAT
Shqipëria renditet si vendi i dytë në rajon pas Maqedonisë fqinje, për çmimet e ulëta sidomos në sektorin e ndërtimit. Instituti Evropian i Statistikave e ka renditur vendin tonë si të dytin për çmimet dhe për leverdishmërinë e investimit në të. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, të investosh në Shqipëri do të thotë të kesh një kosto më të ulët se sa në disa vende të tjera në rajon. “Shqipëria ofron mundësi dhe çmime shumë më të ulëta për investitorët e huaj”, – thuhet në raport. Ndërsa sa i përket kostos së jetesës në Shqipëri renditet ndër më të lartat në Evropë, në një kohë që kostoja e ushqimeve është realisht më e larta po të krahasohet me të ardhurat për frymë. Sipas EUROSTAT, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 70 për qind e mesatares së vendeve të BE-së, në një kohë që ky tregues për Maqedoninë është 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind dhe për Rumaninë dhe Serbinë, respektivisht 65 dhe 69 për qind. Shqipëria i ka çmimet më të larta se fqinjët e saj edhe për pijet alkoolike dhe ato joalkoolike. Sipas EUROSTAT-it, shqiptarët i paguajnë këta produkte gati njëlloj sa konsumatorët e BE-së, që i kanë të ardhura 4 herë më të larta. Vaji dhe produktet e tjera të ngjashme, shiten në tregun shqiptar me një çmim sa 93 për qind e mesatares së BE-së, kur në vendet fqinje paguhet dukshëm më pak.