E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi, nje hap larg titullit boteror

Ylli i boksit evropian dhe boteror, Luan Krasniqi, ne nje interviste per agjencine e lajmeve INA, flet per duelin e ardhshem ne muajin nentor me boksierin e njohur rus Aleksander Dimitrenko. Kjo perballje i hap atij rrugen per titullin e kampionit boteror ne sportin e boksit. Krasniqi thote se per kete titull ka punuar me vite dhe shpreson ta arrije, fale punes se madhe dhe mbeshtetjes qe ka nga familja e tij. "Dueli do te jete interesant, sepse une dhe kundershtari im preokupohemi me te njejtin qellim, te ngadhenjejme per te shkuar nje hap me tej drejt titullit te kampionit boteror", u shpreh boksieri kosovar, Luan Krasniqi.

Disa media gjermane para pak ditesh, kane bere te ditur nje perballje qe do ta keni me rusin Aleksander Dimitrenko. Mund te na njoftoni me hollesisht ne lidhje me kete sfide?

Pershendetje juve, gjithe stafit tuaj dhe gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen. Po, tashme ka nje kohe te gjate qe jane duke u zhvilluar bisedimet per kete duel dhe me ne fund shpresoj se eshte definitive, se ne muajin nentor do te gjendem ne ring me Dimitrenkon. Kjo sfide eshte parashikuar te zhvillohet ne kete muaj saktesisht dhe se une ketij takimi i gezohem shume, sepse me jep rastin te marshoj drejt qellimit tim perfundimtar-titullit te kampionit boteror ne sportin e boksit. Per kete titull kam punuar me vite dhe shpresoj se do t'ia arrije, fale punes sime, perkushtimit tim shume serioz, mbeshtetjes sime nga familja ime dhe te gjithe miqte qe i kam rreth vetes.

Ne muajin mars sic dihet ka qene e parashikuar, te kesh perballjen me rusin Dimitrenko, por per shume shkaqe ai e ka terhequr kete sfide. Pse ka ndodhur kjo shtyrje ne te vertete?

Nuk deshiroj te kthehem fare ne te kaluaren, gjithnje mendoj per te ardhmen qe vjen. Por, arsyet si duket, kane qene ceshtjet e marreveshjes me organizatorin e ndeshjes.

A te ka kushtuar shume kjo vonese, kur dihet se jeni pretendenti numer nje per titullin boteror?

Natyrisht qe cdo vonese kushton, por mbi te gjitha me rendesi eshte realizimi i qellimit tim. Populli thote: 'Me mire vone se kurre'. Prandaj, edhe pse eshte shtyre, Luani eshte ne gjendje jashtezakonisht te mire, i pergatitur dhe do te punoje edhe me shume, dhe qellimit tim do t'i vije koha edhe dita. Dimitrenko eshte ne poziten e pare ne renditjen WBO.

A do te thote kjo se rusi krenohet me kete perparesi?

Ai ka arsye te mburret me sukseset qe ka arritur. Ne boksin profesionist ka arritur 28 fitore nga 28 mecet e zhvilluara. Por, sa do te jete perparesia e tij ne duelin e ardhshem, mund te flitet pas kesaj lufte qe gjithsesi pritet me interesim. Te them te drejten, asnjehere nuk kam folur para meceve per dobesite e kundershtarit apo dicka te kesaj natyre, une respektoj te gjithe ata qe me dalin perpara ne ring, gjithmone e kam pasur si parim, qe nese nje boksier mendon se do me dal perpara ne ring, atehere ai e ka kuptuar seriozisht se cka do te duhej te beje. Prandaj, edhe kundershtari im i radhes, sigurisht se me njeh dhe deshira e tij sigurisht eshte per te fituar, e tani, dita do te vije dhe do te shikojme. Me rendesi, eshte edhe rregull sportive, qe duhet respektuar me te gjitha normat kundershtarin. Shume boksiere kane folur gjera te ndryshme para meceve neper konferenca per shtyp, por gjithe ata qe kane folur, e kane gjetur doren poshte te mundjes, pra nuk shikohet fjala, por shikohet angazhimi dhe puna e madhe qe duhesh te besh per mece te kategorise se rende.

A do te jete duel i veshtire per ju dhe sa e njihni kundershtarin tuaj?

Ju thashe edhe me larte, cdo kush qe e ka menduar e qe vendos te hyje ne ring per tituj, sidomos per te arritur titullin i pari ne bote, atehere ai i ka qellimet e veta dhe formulat e veta te organizimit. Dueli do te jete interesant, sepse une dhe kundershtari im preokupohemi me te njejtin qellim, te ngadhenjejme per te shkuar nje hap me tej drejt titullit te kampionit boteror. Dimitrenko, perndryshe eshte nje boksier intensiv, i shpejte, i pergatitur mire. Keto shkathtesi te tij, megjithate per mua nuk paraqesin problem serioz, sepse pervoja ime nga duelet me boksieret me renome boterore, me mundeson perballjen me sukses ne luften qe me pret. Lufterat i kam pritur dhe i pres seriozisht, sepse keshtu e ka boksi, po punove seriozisht, atehere suksesi gjithsesi vjen. Edhe forca, edhe zemra kur te bashkohen sebashku, si dhe guximi e shpirti, atehere te japin edhe me shume freski, por kur degjon edhe mijera bashkekombes nga e gjithe Evropa duke me perkrahur, sinqerisht emocionet jane shume te medha dhe i pershendes edhe njehere te gjithe ata qe me kane perkrahur, si nga diaspora ashtu edhe nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare.

A jeni i gatshem te perballeni me Dimitrenkon?

Natyrisht se po. Une asnje cast nuk i kam nderprere pergatitjet dhe se ndodhem ne forme tejet te mire qe me garanton suksesin qe synoj. Pergatitjet e mia jane ne formen me te mire te mundshme dhe gjithnje jam duke punuar me seriozitetin me te madh, pra sic e permenda te arrije qellimin tim qe e meritoj dhe shpresoj se do t'ia arrije.

Gjate nje interviste te meparshme patet deklaruar, se nese do ta keni Klickon eshte puna jo e veshtire, ngaqe e njihni mire taktiken e tij?

E permenda me heret, se nje boksier qe ngjitet shkalleve te ringut ne kategorine qe e kemi ne dhe per arsyet e tija qe te jete i pari ne bote, atehere kuptohet vetvetiu pergjigja. Fillimisht jam i preokupuar me duelin e radhes. Pastaj te shohim se cka do te ndodhe. Pra, per ndeshjen e radhes kam kohe qe te mendoje, por duhet kaluar njehere kete dhe pastaj do te vije edhe tjetri. E mira e se mires, eshte qe te pergatitem, te punoj sic jam duke punuar dhe pastaj do t'i vije dita edhe me rusin tjeter. Pra, me nje fjale, respektoj pergatitjet e ketyre boksiereve, sepse te gjithe kane arritur suksese fale punes, por edhe ata me njohin mua se kush jam dhe si jam.

Ne cfare gjendje fizike dhe taktike eshte Luan Krasniqi?

Ju thash se pergatitjet, angazhimi permanent dhe puna intensive, me mundesojne te ndihem jashtezakonisht mire dhe i gatshem per perballje edhe me te veshtire.

A do te jete ky vit vendimtar ne karrieren tuaj ne boksin profesionist?

Perfundimisht mendoj se po.

Do te jete ky vit apo viti tjeter me titullin kampion bote per Luan Krasniqi?

Duke shpresuar, se do te dale mire ne ndeshjen e nentorit, qe do ta kem me rusin, atehere do te pres edhe perballjen tjeter qe do ta kem dhe atehere do te jem atje ku e kam vendin, per atje qe kam punuar me vite e vite, per atje qe me presin miliona shqiptare dhe miliona gjermane e miliona dashamire te sportit kudo neper bote. Ky vit perkatesisht, viti i ardhshem duhet te jete vit i kurorezimit te endrres sime te kahershme.

Suksese dhe presim fitoren tuaj dhe tonen te pergjithshme, kur dihet se ky vit erdhi me shume te mira per popullin tone, me pavaresine e Kosoves.

Respekte per te gjithe. Shendet dhe gjitha te mirat edhe per ju dhe sportdashesit kudo qe ndodhen. Mirupafshim ne nentor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›