E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje recesion i dyte nese ndodh mund te jete teper i veshtire

Disa ekonomiste jane te shqetesuar se Shtetet e Bashkuara mund te zhyten ne nje recesion tjeter. Ata paralajmerojne se ky recesion i ashtuquajtur zhytje e dyfishte nese ndodh mund te jete me i veshtire per amerikanet e thjeshte se sa recesioni i viteve 2007-2008. Vendet e punes te ardhurat shpenzimet dhe prodhimi industrial jane tani me te dobeta se sa ishin para 4 vjetesh. Njeri prej sektoreve qe eshte goditur me rende eshte ai i tregut te shtepive.

Mark Hudson eshte agjent i pasurise imobiliare ne Uashington nje prej zonave qe eshte prekur me pak nga kriza ne sektorin e strehimit dhe te ndertimit. Ai shqyrton me kujdes listen e shtepive per shitje.

Shitjet e shtepive kane rene rreth 40 per qind krahasur me vitin 2005. Kjo prek cdo sektor tjeter te ekonomise nderkohe qe zona metropolitane e kryeqytetit Uashington eshte me mire se shume prej zonave te tjera te vendit.

Nje prej shtepive qe Marku po perpiqet te shese eshte kjo e cila ndodhet ne distriktin historik te nje lagjeje periferike te Uashingtonit.

Ai thote se do ta shese kete shtepi per shume me pak se sa para disa vjetesh dhe kjo renie e cmimit te shtepive ka nje ndikim ne pasurine personale te njerzve.

Nese do ta kishin shitur shtepine para disa vjetesh pronaret do te kishin siguruar fitim me te madh 100 mije deri ne 150 mije dollare. Kete shume ata mund ta perdornin per pension ose per te blere nje shtepi te re ose per te paguar per universitetin e femijeve. Pra renia e cmimit te shtepive padyshim ndikon tek pasuria e tyre personale.

Shtimi i shitjeve dhe ndertimit te shtepive mund te ndihmoje rimekembjen e ekonomise por ekonomistja Karen Dynan thote se ka te ngjare qe kjo te mos ndodhe perseri.

Problemi i tanishem eshte kerkesa e pakte sepse njerzit nuk duan te blejne shtepi kur perspektiva e te ardhurave te tyre eshte fare e paqarte. Kur njerzit shqetesohen se cmimet e shtepive do te bien edhe me shume dhe deri sa te shikojme shtimin e kerkeses ne nuk do te perjetojme nje shtim te ndertimit te shtepive ne sasi te mjaftueshme qe te kontribuoje ne zhvillimin ekonomik.

Shume ekonomiste thone se frika e se panjohures mban gjalle hezitimin e konsumatoreve. Kjo frike ka tronditur tregjet financiare te botes pas uljes se klasifikimit te kreditit per qeverine amerikane dhe debatit te gjate e teper te politizuar lidhur me kufirin e borxhit te Shteteve te Bashkuara.

Pesimizmi mund te behet realitet. Nese nje konsumator e fillon diten i shqetesuar rreth se ardhmes dhe nuk shpenzon pronaret e bizneseve te ndryshme do te perjetojne pak kerkese dhe si rezultat ata do te punesojne me pak njerez dhe te ardhurat do te jene me te pakta gje qe kthehet perseri tek konsumatori i cili eshte edhe me pak i prirur te shpenzoje.

Mark Hudson thote se ndersa te ardhurat e tij personale kane rene me me shume se 50 per qind pa dyshim qe ai po shpenzon me pak madje ai eshte i shqetesuar rreth se ardhmes.

Nese do te perballemi me nje recesion tjeter nuk di se cmund te bej sepse i kam shkurtuar shpenzimet ne maksimum. Ndoshta mund ti shkurtoj ato edhe me shume por kjo eshte e veshtire dhe vete ngritja e nje pyetjeje te tille te frikeson.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›