E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende pa zgjidhje mosmarreveshjet mes minatoreve dhe ACR

Duket sikur ka hyre ne nje rruge pa krye marredhenia mes minatoreve te Bulqizes dhe shoqerise austriake Acr e cila administron minieren vendburimin me te madh te kromit ne vend. Madje sot situata pak para mesdites ka shkuar edhe ne perplasje fizike me forcat e policise te cilat kane dite qe qendrojne aty. Ndersa nje grup I vogel minatoresh kane hyre per te rinisur punen pjesa tjeter qe vazhdon protesten ka tentuar te bllokoje hyrjen e disa mjeteve ne mjediset e ndermarrjes. Policia ka ndyrhyre per te hapur kalimin.

Sipas kryetarit te sindikates se minatoreve Kol Nikolli forcat e policise kane perdorur dhune e per pasoje disa minatore kane mbetur te plagosur mes te cileve 3 kane perfunduar ne spital. Nga policia nderkaq eshte hedhur poshte nje variant I tille.

Situata megjithate vazhdon te mbetet e ndere. Gjate dites minatoret deklaruan se ishin informuar per nje takim te mundshem te kryeministrit Sali Berisha me perfaqesuesit e shoqerise austriake por asgje e tille ne fakt nuk eshte konfirmuar zyrtarisht. E ndersa shpresat ishin varur ne kete takim kompania Acr nga ana e saj njoftoi se nje grup minatoresh kishin rinisur punen duke ftuar qe edhe te tjeret te ndiqnin shembullin e tyre.

Kompania shjegoi se me rikthimin ne pune secilit do ti njiheshin te gjitha te drejtat qe rrjedhin nga oferta e bere publike prej saj e qe ka te beje me rritjen 20 perqind te pages permiresimin e kushteve te punes dhe transparence te investimeve. I vetmi ngerc qe duket se po mban te bllokuar zgjidhjen eshte fakti se kompania austriakle refuzon te njoh drejtuesit e sindikates dhe kreun e tyre Kol Nikolli I cili sipas ACR po kercenon minatoret.

Keta te fundit kane deklaruar se nese deri neser nuk arrihet nje marreveshje atehere protesta do te pershkallezohet dhe mund te rinise greva e urise. Nje grup minatoresh qendruan nentoke per 27 dite ne shenje protested dhe fundjaven e shkuar ata u detyruan te dilnin e te nderprisnin greven e urise pas nje vendimi te gjykates qe kerkonte lirimin e galerive te minieres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›