E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia konverton borxhet shqiptare ne fond zhvillimi

Shqiperia dhe Italia nenshkruan sot nje marreveshje qe disa kredi italiane prej 20 milione euro te mos kthehen ne Rome por te riinvestohen nga vete Tirana ne projekte arsimore dhe shendetesore per shtresat e varfra shqiptare. Marreveshja qe u nenshkrua nga ministri i financave Ridvan Bode dhe ambasadori italian Saba DElia parashikon qe kredite italiane megjithe interesa te derdhen ne nje llogari te vecante e administruar nga nje keshill dypalesh e cila te financoje zhvillimin social te Shqiperise ne punesim shkolla dhe spitale. Shqiperia do te derdhe 11 keste ne kete llogari dy here ne vit dhe do ti perdore po vete per te mbeshtetur shtresat me te varfra dhe sektoret sociale me me shume nevoja per investim. Ambasadori italian Sabah DElia tha se kjo eshte marreveshje per konvertimin e borxheve ne projekte zhvillimi eshte nje tjeter shenje e miqesise se hershme mes dy popujve dhe mbeshtetjes konkrete qe Italia jep per tejkalimin e varferise ne Shqiperi.
Kjo nisme per konvertimin e borxheve perfshin dhe shkon ne favor te atyre shtresave sociale qe kane me shume nevoja. Fondi i ri qe do te mbushet nga Shqiperia do te menaxhohet nga nje keshill italo-shqiptar i cili do te evidentoje sektoret me me shume probleme ku edhe do te perdoren parate e kesaj llogarie. Kjo eshte nje nderhyrje financiare shume domethenese - tha ai. Kestet qe do te paguaje Shqiperia dy here ne vit do te jene nga gjysme milioni deri ne 2 milione euro secili dhe do ti perdore po vete per shendetesine dhe arsimin. Kjo eshte hera e pare qe Shqiperia nenshkruan nje marreveshje kaq te favorshme per konvertim borxhesh ne projekte zhvilluese.
Po sot qeveria shqiptare pershendeti forcat opozitare te Libise qe sic tha kryeministri Sali Berisha me sakrificat e tyre i dhane fund regjimit diktatorial 42 vjecar te kolonelit diktator Muhamer Gedafi. Pas diskutimit ne detaje te zhvillimeve ne Tripoli dhe gadishmerise per tu bere pjese e operacioneve humanitare ne ndihme te civileve qeveria vendosi ne kapitullin per ekonomine shqiptare qe te jape me koncension sherbimin e kontrollit te cilesise se naftes ne tregjet vendase. Me kete vendim ne synojme te kontraktojme nje kompani te huaj e cila do te merret me shenjimin e naftes qe do te futet ne treg. Kjo ben te mundur plotesisht zbulimin e cdo lloj fluksi kondrabandist dhe jashte cilesive ne tregun shqiptar - tha zoti Berisha.
Pas ketij kontrolli qeveria beson se do te mund te tregtohet vetem nafta e standarteve te parashikuara gje qe do te ndikoje ne mbrojtjen e shendetit dhe mjedisit publik dhe do te shmange kondrabanden. Disa muaj me pare nje duzine doganieresh tatimoresh kufitaresh tregtaresh dhe shofere kamionash u arrestuan pas dyshimeve se ata po tregtonin prej nje kohe te gjate kondrabande naften Virgin te nje cilesie te dobet dhe me shkarkime te renda ndotjesh ne mjedis dhe deme te konsiderueshme ne motoret e automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›