E Diel, 1 Nëntor 2026

BFIM: Kujdes nga organizatat e dyshimta fetare

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 14:01

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni (BFIM) po ndjekë zhvillimet e fundit lidhur me veprimin e disa organizatave në emër të fesë, që realizojnë aktivitete fetare sidomos në këtë muaj të Ramazanit.

Zyrtarë të BFIM-së kanë bërë të ditur se i kanë bërë me dije disa organizatave dhe shoqatave, por i bëjnë thirrje edhe besimtarëve që të mos përzihen në punët dhe aktivitetet e atyre organizatave që kanë prapavijë të errët dhe përfitime, duke u thirrur në çështjet fetare.

Revista amerikane “Weekly Standard” në një reportazh për Maqedoninë ka pasqyruar rrezikun e pranisë së radikalizmit islam, përmes disa organizatave që ka përmendur dhe ndikimeve financiare arabe.

BFIM pranon se predikues dhe ligjërues të ndryshëm, që nuk njihen brenda opinionit fetar dhe shqiptar në Maqedoni, vijnë dhe predikojnë në emër të disa organizatave dhe shoqatave të ndryshme fetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›