Shpërthim në Rusi, 6 të vdekur

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 14:30
Një shpërthim ka ndodhur në një depo municioni në Rusinë jugore, duke vrarë gjashtë ushtarë dhe plagosur 12 të tjerë.
Zëdhënësi i Ministrisë se Emergjencës, Oleg Ivanov, tha se shpërthimi ndodhi pasi ushtarët ishin duke asgjësuar municione të vjetra në bazën Ashuluk, në rajon Astrakan.
Shpërthimi thuhet se ka shkaktuar dy zjarre të mëdha në depot e municionit.