Nje rol nderkombetar per Kosoven
Kufizimi qe ka Kosova per sa i perket numrit te trupave te armatosura e ben te veshtire qe ushtria kosovare te fitoje nje emer prestigjioz si dhe te jete e pranishme dhe e dobishme sa duhet neper misione ushtarake ne nivel nderkombetar. Megjithate ka nje menyre alternative per ta kompensuar kete mangesi dhe per te pasur nje rol aktiv ne marredheniet nderkombetare duke dhene nje kontribut te cmuar ne emergjenca civile dhe kriza humanitare i cili do perkthehej ne njohje dhe respekt per Kosoven. Kompensimi mund te behet duke ndertuar nje organizate apo ndermarrje shteterore te mbrojtjes te popullsise civile sic jane Technisches Hilfswerk USAR ne Holande apo KOSAR ne Korene e Jugut me personel te paarmatosur te specializuar per misione humanitare dhe dhenien e ndihmes ndaj popullsise civile. Ky institucion duhet krijuar pajisur dhe specializuar per misione kerkim-shpetimi ndihme humanitare dhe reagimi te shpejte ne rast katastrofash natyrore apo krizash humanitare ne menyre qe Kosova te shprehe ne nje fare menyre mirenjohjen ndaj komunitetit nderkombetar dhe te fitoje sa me shume autoritet. Ia vlen te imitohet shembulli i Izraelit i cili ia ka dale te ndertoje marredhenie te shkelqyera e te siguroje nje mbeshtetje te madhe diplomatike nga vendet afrikane te sapo-dekolonizuara gjate viteve lsquo60-lsquo70 duke u afruar atyre asistence teknike bujare.
Organizata Shteterore e Mbrojtjes Civile do te duhej te permbante formacione te paarmatosura te pajisura me mjete portable qe jane te pergatitura per te qene dinamike dhe autonome ne menyre te mund te dislokohet ne menyre te shpejte ne vatrat e krizes kudo ne bote duke marre me qira avionet ukrainas Antonov AN-124 sic bejne vendet europiane kur duan te dergojne trupa. Keto formacione te specializuara mund te cohen e te vihen menjehere ne veprim anembane botes ne raste te zjarreve epidemive ndotjeve masive e te rrezikshme vullkaneve termeteve stuhive permbytjeve apo emergjencave masive humanitare qe mund te vijne si pasoje e konflikteve. Kjo do te thote qe kjo njesi duhet te pajiset me spitale fushore qen te trajnuar per kerkim shpetim me helikoptere erickson apo avione canadair te specializuar per shuarjen e zjarreve pajisje per cminim me gomone speciale apo mjete amfibe per raste permbytjesh si dhe mjete xheniere qe te sherbejne per rindertim te zonave te prekura nga kriza. Si pjese e kesaj organizate do te ishte e arsyeshme te formohej nje institut kerkimor dhe arsimor qe te sherbente si nje qender nderkombetare per fushen e emergjencave te siperpermendura i cili do te fitonte reputacion nepermjet botimeve studimeve dhe terheqjes se studenteve nga mbare bota.
Ofrimi per ndihme nderkombetare do te sherbente si nje ambasadore ne te mire te imazhit dhe njohjes se Kosoves. Per shembull nese nje njesi e tille do te ishte nisur per te ndihmuar ne katastrofat e fundit te Haitit apo Pakistanit padyshim qe njohja e Kosoves nga keto vende do ishte me e mundshme. Kjo organizate mund te ofrohej ne perdorim edhe per misione rindertimi apo cminimi ne periudhat e pas-emergjencave. Keshtu vende si Kamboxhia Angola Ruanda qe ende nuk e njohin pavaresine e Kosoves rastisin te jene edhe vendet qe kane me shume mina dhe viktima te shkaktuara prej minave dhe do te ishin mirenjohese per ndihmen qe mund te jepej ne cminimin e territoreve te minuara qe ato kane. Po ashtu vende mesdhetare si Greqia Spanja apo ato te Afrikes Veriore perballen shume dendur me zjarre masive dhe me siguri do ta cmonin shume ofrimin e ndihmes se specializuar ne te tilla raste. Kosova gjithashtu mund te laje disi borxhin dhe te deshmoje mirenjohjen ndaj SHBA-ve dhe vendeve te tjera aleate me anen e ofrimit te ndihmes ne mbrojtjen civile kur keto vende perballen me emergjenca natyrore.
Nje avantazh i kesaj organizate do qe fakti qe minoritetet mund te perfshiheshin shume me lehte ne nje institucion te tille sesa ne trupa te armatosura e per rrjedhoje organizata mund te kontribuonte ne nxitjen e bashkepunimin nderetnik dhe ne progresin e shteteformimit. Gjithashtu kjo organizate mund te ndihmonte edhe ne demobilizimin e ish-ushtarakeve duke u dhene atyre nje mundesi alternative per te vazhduar luajtjen e nje roli domethenes ne shoqeri.
Ky institucion pervecse do sherbente per tu derguar jashte vendit ne misione te posacme humanitare paralelisht mund te sherbente edhe si nje ndermarrje tipike publike e dobishme me kohe te plote brenda vendit. Gjate kohes kur personeli i kesaj organizate nuk eshte derguar jashte vendit organizata mund te merret me cminimin e fushave te ngelura te minuara ne Kosove me dhenien e ndihmes ndaj segmenteve te margjinalizuara te popullsise kosovare me zhvillimin rural dhe permiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve bazike te zonave te thella me pastrimin e ndotjeve me rehabilitimin e ambientit e pyllezimin si dhe me ndertime publike te urave bonifikimeve argjinaturave te lumenjve kanalizimeve te irigimit e vaditjes.