Cruise pëlqen muzikën rock
Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 09:26
Aktori i filmit Tom Cruise ka thënë se ai “ka një adhurim të madh për muzikën”, sidomos për muzikën rock dhe se aktualisht po luan një film për këtë zhanër muzikor.
Aktori i Top Gun luan rolin e muzikantit Stacee Jaxx në filmin Rock Ages, në të cilin luajnë edhe aktorët Catherine Zeta-Jones, Russell Brand dhe Alec Baldwin.
Në film, Cruise këndon këngën “Dead or Alive” të Bon Jovi dhe atë të Def Leppardit, “Pour Some Sugar On Me”. “Gjithmonë më ka pëlqyer muzika, por...kur e kam bërë këtë film kam dhënë shumë nga vetja dhe mendoj se muzika rock është fantastike”, tha Cruise.