E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policët tallen me Lekën

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 10:30

“Në momentin kur ma kanë bllokuar motorin isha te ‘Stacioni i Trenit’”, nis rrëfimin për Gazetën Shqiptare legjendari i ‘Facebook’, Lekë Plepi.

Arsyeja për të cilën e kanë ndaluar ishte fakti që këngëtari udhëtonte pa mburojë në kokë.

“Më ndaluan dhe më thanë ke 10-20 mijë lekë gjobë, për shkak se nuk e ke mburojën në kokë dhe unë u tregova i gatshëm të shlyeja detyrimet dhe të largohesha, por ata filluan të talleshin, hajde bëjmë një foto, jo po rri ti, çfarë pune ke që s’rri me ne e kështu gjëra. Unë ndërkohë duhej të nxitoja për një takim, pasi kisha për të marrë paratë e një koncerti”, sqaron më tej Leka.

“Ata më tej filluan të flisnin me njëri-tjetri dhe më kërkuan edhe 10 mijë lekë të tjera, madje më thanë që nuk të lëmë të largohesh nëse nuk na i jep tani lekët. Unë u thashë që s’kam kohë të merrem me ju dhe u largova, ndërkohë që ata më mbajtën dokumentet”, vazhdon ai.

“Iu afrova makinave të policisë për t’u kërkuar ndihmë, ndërkohë që njëri prej tyre, shefi i komisariatit numër 3, më kërkoi dokumentet duke mos më lënë të shpjegohesha”.

Pas kësaj atij ia kishin bllokuar motorin dhe i kishin thënë se duhet të shkonte në polici ta merrte. Policia e ka dënuar atë me 300 mijë lekë gjobë. Prandaj, për këtë ai ka bërë një lutje në Gazetën Shqiptare që policia t’ia jep motorin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›