E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një rrethim qoftë dhe primitiv që të mbrojë minimalisht këtë zbulim

Po të shkoni tani në fushën e Vrinës, e të vizitoni Vilën Romake më të madhe të zbuluar ndonjëherë në territorin shqiptar (e shtrirë në mijëra metra katrorë, sipas gjasave vilë fqinje me atë të Ciceronit) do të admironi konturet impresionuese të atyre dhjetëra ambienteve që përbënin këtë vilë, që gjatë dyndjeve barbare mbijetoi dhe madje u shndërrua në shkëlqimin e Butrintit, aq sa banorët besuan përfundimisht se turbullirat mesjetare kishin kaluar.

Por kujdes: aty do të shkelni edhe në të pëgërat e dhive dhe në bajgat e lopëve, e do të pengoheni të gurët dhe pllakat e shkatërruara prej ketyre bagëtive e prej barinjve të tyre injorantë. Ato rrënoja janë fshehur nën tokë për qindra vjet, e tani po i shkatërrojnë dhitë edhe lopët.

Kjo s’ka fjalë për t’u përshkruar! Nuk ka asnjë guidë që të të tregojë se në tokën dikur të mbjellë me patate nga ish-banorët e Ksamilit - të cilët ishin dërguar atje nga regjimi edhe që të hidhnin tritol çdo ditë për të hapur pastaj me punë skllavëruese brezaret e ullinjve - ka jetuar qindra vjet më parë ajka e Butrintit, e në fillim të shekullit të 9-të (viti 814) edhe një prej 5 njerëzve më të fuqishëm të Kostandinopojës, pra ajka e perandorisë më të fuqishme të kohës.

Mirë që nuk ka as edhe një guidë, por akoma më keq: nuk ka as edhe një rrethim qoftë dhe primitiv që të mbrojë minimalisht këtë zbulim

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›