E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari i Kryeministrit dhe të korruptuarit si klientelë

Pjesën e mëposhtme po e dërgoj në Blog, sepse mendoj që është një përmbledhje e shkëlqyer e degradimit të z.Berisha dhe devijimit të këtij individi nga qëllimi për të cilin u votua dhe u mbështet në 3 korrik 2005. Pjesa është dërguar nga një ish-mik i ngushtë i tij, dhe flet edhe për numrin celular (0692099410) ku vetë z.Berisha na ka thënë që mund të denoncojmë raste korrupsioni:

“Së fundi, dua të të them se kam parë në një spot televiziv numrin tuaj dhe thirrjen për të shkruar këtu, nëse shikoni një fenomen korruptiv apo një abuzim të pushtetit. Besoj se kjo është një mënyrë shumë fyese dhe shumë diabolike për t’u tallur jo aq me viktimat e korrupsionit, sesa me besimin që kishin shqiptarët se ai sistem do të tronditej. Më 3 korrik të vitit 2005, shqiptarët besuan të ndryshimi i sistemit të korrupsionit dhe jo te ndryshimi yt me Fatos Nanon. Dhe ti e dhe këtë premtim. Tri vjet më pas sistemi jo vetëm që nuk u trondit, por u supersofistikua, duke zëvendësuar monopolet politike me ato familjare. Tri vjet më pas, sistemi prodhoi mënyra të reja për të mbijetuar dhe garantuar operatorët e tij. Figurat e shquara të korrupsionit tani janë klientelë e pushtetit të ri.

Tani e përfytyroj gëzimin tënd, kur ndonjë qytetar naiv të shkruan për ndonjë korrupsion. Gëzohesh realisht që kap ndonjë zyrtar të mjerë që vjedh pa leje të familjes. Gëzohesh dhe i bën gjëmën, e fut në burg, qoftë dhe nëse ka marrë 50 mijë lekë bakshish, kurse ata që emërojnë trafikantë droge, ata që bllokojnë pallate, marrin gjoba dhe i lëshojnë përsëri, ata që hedhin në erë një fshat të tërë duke vrarë gra dhe fëmijë, janë të lirë.

Ata janë njerëzit e tu, janë ata që vjedhin me leje dhe s’i prek askush. Mesazhet që vijnë të ky numër ndëshkojnë ata që i dërgojnë dhe jo ata, për të cilët dërgohen…”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›