Një sërë marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të takimit, Haxhinasto vlerësoi ndihmën dhe asistencën e çmuar që Emiratet i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë në dy dekadat e fundit, duke veçuar investimet në vepra të rëndësishme infrastrukturore, në rrugën Tiranë-Elbasan, aeroportin e Kukësit, etj.
Kjo traditë, tha ai, duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen duke u pasuar nga investime emiratase, veçanërisht nga sektori privat, në Shqipëri.
Haxhinasto vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve dhe tha se në këtë drejtim ka ndihmuar hapja e Ambasadës shqiptare në Abu Dhabi. Mnistri Abdullah premtoi për hapjen së shpejti të Ambasadës së EBA–s në Tiranë. Në kuadër të bashkëpunimit në fushën ekonomike, Ministri Haxhinasto u shpreh se Komisioni i Përbashkët duhet të ngrihet sa më shpejt, sepse kështu do të identifikohen më mirë potencialet dhe fushat e bashkëpunimit në të ardhmen.
Me pas, u diskutua për fushat ku investimet emiratase mund të përqendrohen në Shqipëri, si në energjinë e rinovueshme; burimet hidrike; burimet minerare, dhe veçanërisht turizmin. Në fund të takimit, Sheiku Abdullah bin Zayed Al Nahayan mirëpriti ftesën për të vizituar Tiranën në një kohë të afërt. Në vijim të vizitës, Haxhinasto, u prit në një takim edhe nga ministri i Ekonomisë së EBA-s, Dr. Sulltan Mansuri.
Në bisedë u fol për përfundimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për “Heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit fiskal” dhe “Për ngritjen e Komisionit të Përbashkët Ekonomiko-Tregtar”. Gjithashtu, palët ranë dakord që në të ardhmen e afërt, ndërmjet Qeverive të të dy vendeve të nënshkruhet edhe Marrëveshja për Nxitjen dhe Mbrojtjen e Investimeve, që do t’i hapte rrugë investimeve emiratase në infrastrukturë, energjetikë dhe turizëm.
Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshja e “Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”. /Start/
2012-01-19 14:45