Tre ambasadoret 21 Janari demonstrate e dhunshme
Përmes një deklarate të përbashkët të Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Kreut të Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, dhe Kreut të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, 21 janari 2011 cilësohet si një ditë e dhimbshme në historinë e afërt të Shqipërisë me demonstrata të dhunshme në kryeqytetin shqiptar.
“Në atë ditë tragjike, katër protestues u vranë dhe dhjetëra të tjerë, përfshirë protestues, kalimtarë dhe oficerë policie, u lënduan”- kujtojnë arvizu, sekui e Volfarth që në krye të këtij mesazhi, duke shprehuar ngushëllimet për familjarët e viktimave të dhunës së pakuptimtë e të pafalshme.
Ambasadorët tërheqin dhe një herë vëmendjen se hetimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, kur shprehin rëndësinë e hedhjes dritë te plotë mbi ngjarjet e 21 janarit nëpërmjet një procedure gjyqësore të besueshme, përfshirë një hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të lirë nga ndikimet partiake”.
Sikunder ata vënë në dukje - populli shqiptar me të drejtë, pret që të jepet drejtësi dhe është detyrë e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për ta kryer këtë hetim, ndaj dhe ambasadorët i japin asaj besimin duke apeluar jo vetem hetimin gjithëpërfshirës, por edhe qe “sigurimi i respektit për shtetin ligjor është një element thelbësor i shoqërive demokratike dhe një parakusht për përparimin drejt integrimit në BE.
Më tej ne deklaratën e ambasadoreve thuhet se 21 janari 2012 duhet të jetë më tepër se një ditë përkujtimore. Siç vleresojne ata, ky njëvjetor është gjithashtu një rast për të gjithë qytetarët shqiptarë që të shohin drejt së ardhmes dhe për forcat politike që të forcojnë dialogun politik, bashkëpunimin mbi integrimin në BE dhe procesin e reformave.
“Për këto arsye, ambasadoret nxisin udhëheqësit politikë të Shqipërisë t’i japin përparësi interesave të vendit dhe atyre të qytetarëve para çështjeve partiake dhe të përqendrohen që të punojnë së bashku mbi hapat konkrete qe ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e reformave në vitin 2012” –përfundon deklarata e ambasadorëve Arvizu, Sekui e Volfarth