E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, arritjet e prioritetet

Fjalën e sukseseve e ka mbajtur vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Burgaj evidentoi disa nga objektivat dhe prioritetet kryesore të punës për vitin 2011 siç ishin: parandalimi dhe goditja e krimit, e në veçanti të krimit të organizuar e korrupsionit, rritja dhe përmirësimi i nivelit të sigurisë publike, thellimi i masave në menaxhimin e integruar të kufijve, përmirësimi i performancës së punonjësit të policisë dhe rritja e cilësisë së shërbimeve të Policisë së Shtetit.

“Krahasuar me një vit me parë, në fushën e drogës, nga ana e Policisë së Shtetit është bërë e mundur rritja me 22 % e numrit të rasteve të kapjes së lëndëve narkotike; rritja me 19 % e numrit të autorëve të goditur; rritja me 16 % e numrit të autoreve të arrestuar apo ndaluar si dhe është ulur me 39 % numri i autorëve të larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu, është rritur sasia e lëndëve narkotike të sekuestruar në krahasim me vitin e kaluar e konkretisht 38% më shumë për heroinën dhe 5% më shumë për marjuanën”, theksoi kreu i Policisë.

Pasi ka bërë analizën e arritjeve, Burgaj ka renditur disa nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për këtë vit, siç janë, thellimi i luftës kundër krimit të organizuar, bazuar në vlerësimin e kërcënimeve dhe hetimeve proaktive, rritja e bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe të BE-së, dhe koordinimi i agjencive të zbatimit të ligjit.

Pika të tjera prioritare për këtë vit, kryepolici ka radhitur edhe zbatimin e strategjisë Antikorrupsion, përmirësimin e kushteve për personat e shoqëruar, arrestuar ose ndaluar si dhe ndjekja dhe zbatimi i strategjisë për Dhunën në Familje. /Start/

                                                                                             2012-01-19 15:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›