Një shekull nga mbytja e “Titanik”-ut

Transoqeaniku gjigant po lundronte nga Southhemptoni (Angli) në Nju Jork, kur goditi një ajsberg në natën e 14 prillit 1912 dhe u fundos në orët e para të datës 15.
Mbi 1 500 persona humbën jetën nga 2 208 që ishin në bord gjithsej.
Anija “Balmoral” ka organizuar një lundrim në “udhën e dënuar” me historianë dhe pasardhës të viktimave të “Titanik”-ut. Ajo do të mbajë dy shërbime përkujtimore në vendin e fatkeqësisë, rreth 640 kilometra nga brigjet e Njufaundlendit.
Një tjetër anije, “Journey”, është nisur nga Nju Jorku të martën dhe do t’i bashkohet “Balmoral”-it.
/Start/E.B/
2012-04-14 20:50