E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashkët, Topi uron besimtarët ortodoksë

“Fortlumturia juaj, Kryepeshkop Anastas Janullatos,

Të nderuar besimtarë ortodoksë shqiptarë, kudo ku ndodheni!

Më lejoni që me rastin e Festës së ndritshme të Pashkëve, t’ju uroj nga zemra ‘Gëzuar dhe përshumëvjet’!

Dita e Pashkëve është ditë e shenjtë e ringjalljes së Krishtit, ditë e ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe e ripërtëritjes së besimit tek Zoti! Nëpërmjet kësaj simbolike të mrekullueshme fetare të ringjalljes së jetës, në këtë vit shumë të rëndësishëm për Shqipërinë e për gjithë shqiptarët të festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, përfitoj nga rasti të uroj më shumë fat dhe begati për popullin shqiptar!

Le të shërbejë kjo ditë për të reflektuar e përmirësuar vetveten, por dhe për të evidentuar më shumë vlerat e mëdha të bashkëjetesës fetare e shpirtërore të shqiptarëve!

Njëkohësisht me të gjithë besimtarët ortodoksë, ju urojmë dhe Juve, Fortlumturia Juaj, shëndet të mirë e jetë të gjatë në misionin Tuaj të shenjtë për të mirën e njerëzimit!” – nënvizohet në mesazhin e urimit të Presidentit Topi./Start/

                                                                                             2012-04-14 11:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›