5 vrasjet në Shkup, Komuna e Butelit shpall një ditë zie kombëtare
SHKUP- Komuna e Butelit shpalli sot ditë zie kombëtare duke vendosur flamujt në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që u vranë natën e së enjtes në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
Ceremonia e varrimit për pesë viktimat do të zhvillohet në varrezat e Butelit.
Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç u vranë natën e së enjtes.
Ministria e Brendshme po heton intensivisht për konfirmimin e motiveve të vrasjes së këtyre pesë personave.
Ajo i bëri thirrje medias të mos publikojë informacione të paverifikuara të cilat mund ndikojnë në tensionimin e situatës.
(d.b/BalkanWeb)