E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia braziliane arrestoi tre kanibalë të dyshuar

Tre anëtarë të një sekti brazilian janë arrestuar nga policia lokale, nën akuzën se hanin mbetjet trupore të grave të ndryshme, të vrara nga vetë ata, sepse i konsideronin “të pista”.

Rituali makabër ka ndodhur në shtetin Pernambuko, një ndër më të varfrit në Brazil. Në pranga ka përfunduar edhe një grua 51-vjeçare, që ka rrëfyer për policinë se kishte shitur në rrugë sandviçë me mishin e viktimave.

Tre personat e arrestuar dyshohen se kanë rrëmbyer dhe më pas vrarë dy vajza, të cilat i kishin mashtruar me premtimin për 400 dollarë në muaj, në këmbim të një pune si kujdestare fëmijësh.

Mbetjet trupore të dy viktimave janë gjetur mbrapa një shtëpie në qytetin Garanjus, ku vepronte dhe sekti që quhej Karteli.

Forcat e rendit kanë sekuestruar edhe një agjendë ku janë të përshkruara mënyrat kryesore të ekzekutimit të sektit, ku përfshihej kanibalizmi, i ushtruar ndaj grave që thuhej se u përkisnin sekteve rivale, me qëllim “pastrimin” e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›