E Diel, 1 Nëntor 2026

Inva Mula doren nga Vikena Kamenica shte me e talentuara ne opera

Ashtu si sopranon Inva Mula e kane inkurajuar dhe hapur dyert tenore me emer ne Evrope edhe ajo dje ka bere pothuaj te njejtin gjest. Ndonese vjen ne Tirane duke e quajtur nje rikthim pas 20 vjetesh ne opera ku akoma ka ndier atmosferen sic e ka lene sopranoja ka drejtuar doren nga Vikena Kamenica duke e treguar si nje talent te padiskutueshem nga me te mirat qe ka pasur opera ne keto vite. Ne nje moment prove dje ne opera Inva Mula eshte ngjitur ne skene pikerisht ne episodin ku kendon Vikena bashke me te te cilen e ka quajtur muzen e Hofmanit ne rol si permbushje artistike totale. Ndersa sopranoja gjithcka e ka shnderruar ne buzeqeshje dhe timbrin e zerit te plote potence klasike ne te kenduar si per te bindur te gjithe specialistet e muzikes te ardhur nga Franca si shpure me Inva Mulen. Perrallat e Hofmanit me kompozitorin francez Zhak Ofenbah gati sa nuk eshte thene se eshte nje zgjedhje e rekomanduar nga Inva per Operan dhe pranuar si ftese nga kjo e fundit. Megjithate rikthimi i Mules eshte bere zyrtarisht per here te pare duke marre drejtperdrejt mbeshtetje nga Kryeministri Sali Berisha dhe mbeshtetur financiarisht nga Ministria e Kultures ne nje justifikim se eshte ngritur fondi i eminenteve per personalitete te tilla. E ftuar nga Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit ajo iu pergjigj kerkeses per te realizuar premieren absolute operan fantastike Perrallat e Hofmanit te kompozitorit francez Zhak Ofenbah. Kjo opera eshte nje nga titujt prestigjioze te repertorit operistik boteror veper komplekse ne formen e nje triptiku me prolog dhe epilog qe angazhon nje numer te madh interpretuesish. Sipas tradites me te mire boterore Inva Mula do te interpretoje tri rolet kryesore femerore Olimpia Antonia Xhuljeta gje te cilen e realizon per here te pare ne karrieren e saj. Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit e konsideron si nje gjest besimi ndaj teatrit tone dhe deshires per tu kthyer jo thjesht me nje rol por me shume se kaq me nje eveniment personal dhe kombetar. Nje grup artistesh te njohur franceze qe shoqerojne sopranon e njohur nderkombetare ne kete produksion jane regjisori - Stephane Roche dirigjenti - Andre Bernard skenografi - Nicolas de Lajartre solistet Luca Lombardo Nicolas Cavallier etj. Marrin pjese ne shfaqje mbi 20 soliste shqiptare ku permendim Vikena Kamenica Sidrit Bejleri Eriona Gjyzeli Dorina Selimaj Erlind Zeraliu Armando Likaj 50 koriste dhe 60 instrumentiste te orkestres si dhe nje staf i gjere artistik i teatrit. Inva Mula do te interpretoje ne premieren e datave 1 dhe 3 tetor. Ndersa ne shfaqet e datave 5 dhe 7 tetor luajne kryesisht protagoniste shqiptare. Ne kete shfaqje merr pjese edhe tenori kanadez Mandrico Tedeschi si dhe sopranoja greke Niki Chaziraki. Kjo premiere do te ndiqet nga mediat e huaja dhe ato shqiptare. Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka akorduar nje suport tjeter per fondin e ekselences per kete rast ne shumen 6.000.000 leke gje qe mundesoi kete realizim. Per kete eveniment Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Teatri Kombetar i Operas dhe Baletit organizuan edhe nje konference per shtyp me pjesemarrjen e ministrit te TKRS Ferdinand Xhaferaj drejtorin e TKOB Zhani Ciko dhe stafin qe do te vere ne skene operan Perrallat e Hofmanit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›