E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi në trafikun rrugor, këmbësorët nuk ndëshkohen me gjobë

Tiranë – Policët e qarkullimit rrugor, ndërsa qëndrojnë me blloqe gjobash në dorë, përpiqen të disiplinojnë vetëm automjetet. Po qytetarët që shkelin rregullat, që nuk respektojnë semaforin, as vijat e bardha? Policia nuk ka ende një praktikë të tillë, pra që të penalizojë edhe qytetarin. I vetmi penalizim për të është makina që e përplas në rrugë. Ndryshe nga vendet e tjera ku qytetari është njësoj i ndëshkueshëm, si në makinë ashtu edhe në këmbë. Gazeta IDEA trajtoi këtë cështje dhe nga një vëzhgim i saj rezultoi se në rrugët e kryeqytetit pakkush i respekton rregullat e qarkullimit rrugor. I pyetur në lidhje me çështjen e ngritur nga Gazeta IDEA Kryekomisari Ali Allaraj, shefi i njësisë së policisë rrugore në Tiranë, shprehet se mungesa e kulturës qytetare është një ndër faktorët kryesorë në rritjen e numrit të aksidenteve

Shumë qytetarë ecin kuturru rrugëve, nuk respektojnë as semaforin e as vijat e bardha. Sa ka ndikuar kjo në numrin e aksidenteve?

Pra po të marrim çdo lloj segmenti, pothuajse në të gjithë gjatësinë, veç ai i Laprakës, numri i aksidenteve në të është i lartë. Dhe kjo për shkak të kalimit të këmbësorëve në mënyrë të shkujdesur.

Policët i gjobisin drejtuesit e makinave kur i shkelin rregullat, pse nuk veprohet edhe me qytetarët kështu?

Kemi synuar më shumë ndërmjet këshillimit sesa me masa administrative sepse shumica janë pa mjet identifikimi dhe nuk i dihet adresa për t’i vënë gjobë. Plus, ëshë vjelja e gjobës tek qytetarët është shumë e vështirë. Eshtë një process kompleks.

Mendoni se mund të japë efekt metoda e edukimit?

Është menduar që të bëjmë njëfarë ndërgjegjësimi duke parashikuar që zbatimi i rregullores që lëvizjes në rrugë të futet edhe në arsim. Po planifikohet që të zhvillohen orë mësimi përsa i përket normave të sjelljes rrugore.

Edhe drejtuesit e automjetee nuk qëndrojnë prapa në shkeljen e rregullores. A kanë sjelle efekt masat e marra?

Për drejtuesit e automjeteve është ndërmarrë masë administrative, por duke qenë se janë të shpeshta nuk kanë qenë të mjaftueshme. I janë vendosur gjoba shoferëve për mos zbatim të sinjalistikës së vijave të bardha. Masa është nga 500 deri në 2000 lekë.

Cilat janë shkaqet e pamjaftueshmërisë së këtyre masave?

Shkak janë dhe mungesa e sinjalistikë srrugore. Vijat e bardha janë pothuajse në zhdukje.

Cilat janë segmentet rrugore ku numri i aksidenteve është më i lartë për mos respektim të sinjalistikës rrugore?

Segmentet  më të rrezikshëm janë Sheshi Rilindja,  Dogana, dhe Zogu i Zi.  Aksidentet më të mëdha në këto segmente  vijnë si pasojë e mos respektimit të sinjalistikës rrugore.

Si është vepruar  në këto segmente?

Çdo segment ka një përgjegjës dhe ajo që synohet nga të dyja palët është respektimi i Kodit Rrugor. Dhe ne jemi përpjekur të lëmë nga një përgjegjës në k’to segmente për të reduktuar numrin e aksidenteve.

Çfarë masash janë menduar të ndërmerren për zbatimin e kodit rrugor si nga shoferët ashtu edhe nga këmbësorët?

Ndëshkimi është formë zbatimi i të gjithë kundravajtësve. Mirëpo  ndaj këmbësorëve nuk ka dhënë efektet e duhura. Mendoj se me krijimin e  mundësive për nënkalime e mbi kalime sidomos në zonën e Laprakës duhet të ishte mjaft e efektshme.

Allaraj shtoi gjithashtu se në rritjen e numrit të aksidenteve ndikojnë jo vetëm mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga këmbësorët dhe shoferët por edhe mungesa e mbikalimeve, nënkalimeve dhe e semaforëve. Dhe ndërsa vazhdon mungesa e sinjalistikës rrugore dhe mungesa e ndërmarrjes së masave administrative ndaj qytetarëve që nuk respektojnë sinjalisitkën numri i aksidenteve do vazhdojë të rritet çdo ditë e më shumë.

Erisa Sallaku/ IDEA

DSC00418 vija te bardha 5 vija te bardha 4 vija te bardha 3 vija te bardha 2 vija te bardha 1

Shkrime të tjera me interes:

  1. Greqi, 5 mijë euro gjobë për emigrantët ilegalë
  2. Task-Forcë, aksion për gjobat e papaguara, Shoferët: Gjobat janë abuzive
  3. Qeveria e Hugo Çavez, gjobë milionere televizonit armik

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›