E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shoqëri ku toleranca dhe mirëkuptimi janë thuajse të huaja

Mendoj se shkrimi i Kadaresë "Raportet e mia me Camajn dhe Pipen" nuk ka për qëllim të tregojë thjesht të vërtetën mbi raportet e shkrimtarit të madh me dy figura të tjera të letërsisë shqipe.

Më tepër se kaq, ai rreket të prekë një problem shumë më të rëndësishem përshqiptaret sot: heqjen dorë nga mëritë e vjetra. Me një gjest tepër fisnik për zonal ai shpreh keqardhjen përkeqkuptiminqë ka pasur me Pipën, duke e marre përvete për gjegjësinë e këtij keqkuptimi.

Një njeriqë fal ose kërkon falje përgabimin a keqkuptimin, një njeri që lëshon pe dhe tregohet zemërgjere, e ngre veten me lart se një inatçi kokëforte, se dikushqë nuk bën asnjë për pjekje ta shohë boten nga këndvështrimi i tjetrit.

Të mos harrojmë që kjo thirrje i bëhet një shoqërie ku grindjet dhe mëritë e vjetra ziejnë si kurrë ndonjëherë; një shoqërie që në skutat e saj më të errëta vazhdon ende me gjakmarrje dhe ngujime; një shoqërie ku politikanët janw gati t'i hidhen në fyt dhe ta shkatërrojnë njeri-tjetrin; një shoqërie ku toleranca dhe mirëkuptimi janë thuajse të huaja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›