U shmang vëmendja nga çështja kryesore e protestës
Problemi i përçarjes së opozitës në protestën e së premtes, për mendimin tim, është se incidenti shmangu vëmendjen nga çështja kryesore e protestës, tek gjëegjëza se kush gjel i kotecit do këndonte i pari dhe kush do dilte ne miting me brekë me flamurin e partisë.
Berisha nderkohë bën mire ti hipe vetja akoma me neqef, siç i hipi ne ‘96 dhe te jete i vendosur ne distancimin jo vetëm nga FMN po dhe nga organizata te tjera ndërkombëtareqë monitorojne Shqipërinë. U bene ata ti tregojnë atij dhe Bodes se si llogaritet PBB-ja!
Ngeli njeri pa ndonjë rol? Ah po, partia me e re e majte me emër te shkurtër me germa dhe numra. Petro Koci pra le te vazhdoje ti shkruaje letra dashurie Nanos, se mbase ai e pranon aleancën dhe vendosqë te bashkohet. Bile po u entuziazmua shume rrezik deklaronqë përkatër vitet e ardhshme ai do mare pjese ne parlament jo vetëm 2 here, po 3 dhe bile 4 here, po ta lype nevoja e vendit.