Si zog erdhi lajm i rrallë
Si zog erdhi lajm i rrallë
Jemi ngjitur njëzet shkallë
Ta marrë vesh i gjithë rajoni
Si luftohet korrupsioni
Sytë tanë, mbushur me lotë
Jemi vend’ i dytë në botë
Për legjëndën Sali Trimi
Si ortek shpërthen gëzimi
Lot’i kripur rrjedh në faqe
Rofsh Sali se na kënaqe
Në tre vakte hamë veç mish
Se ke rrit rrogat dyfish
Vendi rrit shtatin si plep
S’na fut kush dorën në xhep
Poqë se dikush guxon
T’marrim ty në telefon
Zërin tonë sapo dëgjon
Tak- fak dorën ia shkurton
Nuk e bën dot tjetër herë
E njofin nga dor’e prerë
Ku di gjë ti mor aman
Se çojnë armë n’Afganistan
Ne e dimë ke bërtit fot
Kujdes kini n’aeroport!
Eh, ca punë janë si me spec
Kush fut hundët në Gërdec
Të bëjë gati një vrimë miu
Nga pas do ta ndjek Saliu
Fol Sali të lumtë goja
Sa lezet të paska loja
Mos ki turp, meritat merri
Kur je ti, ç;duhet Enveri?!