Nje shqiptar, borxh 300 here me pak se nje italian dhe 500 se nje gjerman ...
Ne emer te nje periudhe apo investimi, vendi yne rezulton qe te kete trasheguar nje sasi borxhi te caktuar. Shlyerjet e te cilit, rriten nga viti ne vit, duke bere qe ai te vije duke u reduktuar. Keshtu, sipas te dhenave me te fundit te publikuara nga ministria e Financave, ne total, gjate vitit 2012, borxhi neto i jashtem i Shqiperise ka rezultuar ne nivelin prej 2.562 milione euro, nga 2.403 te tilla ne vitin pararendes 2011. Dhe nese e krahasojme kete tregues me ate te ofruar pak kohe me pare nga Instituti i Statistikave, permes Censusit te popullates vendase, sipas te cilit, ne total rezultojne rreth 2.83 milione shtetas shqiptare , ne vlera te peraferta i bie, qe secili prej tyre te “trashegoje” nje borxh prej te pakten 110 eurosh. Nivel ky i cili nje vit me pare, ne ate 2010, ka qene edhe me i larte, rreth 128 eurosh. Apo 147 euro borxh te jashtem per fryme ne vitin 2009, 180 euro ne vitin 2008 dhe 233 euro ne vitin 2007. Cka flet per rritjen e aftesise paguese te autoriteteve shqiptare te borxhit publik nga viti ne vit. Duke mos e lene aspak ate qe te shtohet, por te pakesohet respektivisht ne menyre progresive per cdo qytetar shqiptar. Dhe nese do ta krahasojme kete tregues, me ate te vendeve te tjera, ai rezulton shume here me i ulet. Konkretisht, duke iu referuar klasifikimit te publikuar nga Banka Boterore gjate vitit te kaluar, per borxhin e jashtem ne 70 vendeve te botes, rezulton se qe te gjitha ato zoterojne nje nivel me te larte borxhi te jashtem se Shqiperia. Keshtu, Italia rezulton ne total me nje borxh qe vertitet ne nivelin prej 1.782 miliarde eurosh, ose cdo shtetas i saj, me nje borxh prej 29 mije eurosh ndaj vendeve te tjera. Shifra keto qe kundrejt atyre te vendit tone, rezultojne te jene rreth 300-fish me te larta. Situate e ngjashme kjo edhe me shtetin tjeter fqinj, Greqine, borxhi i jashtem i se ciles perllogaritet ne 405 milione eurosh, gati sa dyfishi i Shqiperise. Dhe ku nje shtetas grek (ndersa popullata totale eshte rreth 11 milione te tille), rezulton te kete rreth 400 euro borxh nga te huajt, pra rreth 4-fishin e shtetasit shqiptar. Nderkaq, listimi ne fjale i Bankes Boterore, vijon edhe me ate rastin e Gjermanise, e cila me nje nivel total kredimarrje prej 4.352 miliarde eurosh, llogaritet qe cdo shtetas te saj ta kete futur ne nje borxh prej 50 mije eurosh (500-fish me shume se nje shqiptar). Por edhe me rastin e Frances, shtetasit e se ciles kane trasheguar nje borxh te jashtem ne nivelin prej 58 mije eurosh etj.
Borxhi i Jashtem, cilave vende u kemi dhe sa u kemi ...
Borxhi shumepalesh, ze vendin e pare ne listen e borxhit te jashtem afatgjate te Shqiperise. Saktesisht, me nje nivel te tij prej 1.756 milione eurosh, nga totali prej 2.56 te tilla te akumuluara gjate vitit 2012. Ku listen e kreditoreve shumepalesh, e kryesojne institucionet e rendesishme financiare nderkombetare si Banka e Zhvillimit te Keshillit te Evropes (CEB), me nje vlere borxhi prej 110.7 milione euro; pasuar me pas nga Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD) me 48.49 milione euro; agjencia IDA me nje nivel prej 762.15 te tilla apo 186.28 te tjera nga Banka Islamike per zhvillim (IDB) etj. Nderkaq, me tej, renditen borxhet dypaleshe, pra ato qe Shqiperia ka kundrejt ndonje vendi tjeter dhe jo organizmi apo lidhje shtetesh. Te cilat mesohet se kapin nje vlere totale prej 870.51 milione eurosh. Konkretisht, kjo liste, rendit ne krye te saj per nga niveli i borxhit akorduar qeverise shqiptare, Italine, ndaj se ciles rezulton nje hua afatgjate ne vleren prej 268.41 milione eurosh. Duke u pasuar me tej nga Gjermania, borxhi i akumuluar ne vite ndaj se ciles rezulton te jete me nje vlere prej 203.96 milione eurosh. E me tej, nga vende te tilla si Turqia me nje borxh afatgjate prej 51.41 milione eurosh dhe Kuvajti, me 41.09 te tilla etj.