E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbikeqyrja parlamentare, SHISH e Prokuroria, rezerva Rozeta Rapushi

Sherbimi Informativ Shteteror dhe Prokuroria e Pergjithshme, shprehen dje rezervat e tyre ne Komisionin Parlamentar te Sigurise ne lidhje me projektligjin per kontrollin parlamentar te sherbimeve inteligjente. Drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika, tha para komisionit, se institucioni qe ai perfaqeson, ka disa sugjerime per permiresimin e ligjit, duke u ndalur tek percaktimi ne nismen ligjore, te objektit te hetimit. “Nuk eshte percaktuar sakte fusha e zbatimit te ligjit, duke e keq-orientuar ne nje fare menyre, vete ligjin. Qellimi dhe fusha e zbatimit te ligjit, nuk eshte vetem per te verifikuar se si zbatohen procedura te vecanta te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem. Kjo do te ishte vetem nje pjese e detyres se nenkomisionit, e cila lidhet me shume me moslejimin e shkeljes se te drejtave te njeriut. Drafti qe eshte bere tani, eshte bere perpara se te beheshin amendimet e ligjit 9157 per pergjimet elektronike, prandaj ka edhe nje lloj mosperputhje”, - u shpreh Ajazi. Tjeter problem sipas tij eshte dhe fakti qe e tere baza e pergjimeve telefonike, depozitohet ne zyren e Prokurorise se Pergjithshme, ku SHISH nuk ka akses. “Berthama komanduese elektronike eshte pajisje teknike ne administrim dhe instaluar prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem, e cila lejon ose ndalon pergjimin e nje pajisjeje fundore. Pra, eshte prane Prokurorit te Pergjithshem dhe nuk e zoteron asnje nga operatoret kete lloj teknologjike teknike”, - vijoi kreu i SHISH. Ndersa Prokuroria e Pergjithshme, reagoi ndaj metodologjise se hetimit qe do te perdore Kuvendi tek institucionet e inteligjences. “Ndjekja penale eshte nje atribut i Prokurorit te Pergjithshem e percaktuar ne Kushtetute dhe nuk eshte objekt i institucioneve qe kryejne veprimtari informative”, - u shpreh ne emer te organit te akuzes, Thoma Jano. Por ne sqarim te tyre, kryetari i Komisionit te Sigurise, njeheresh edhe propozues i ligjit, Leonard Demi, sqaroi se Kuvendi nuk do tejkaloje kompetencat dhe as do shkele te drejtat e njeriut. “Ne radhe te pare per te mbrojtur te drejtat e qytetareve, qe ato te jene te garantuara nga te gjitha institucionet e shtetit dhe ky ligj kete ka si qellimin kryesor”, - u shpreh Demi. Sipas projektligjit, Sherbimi Informativ Shteteror, Agjencia Informative Ushtarake, Drejtoria e Informacionit te Klasifikuar dhe strukturat inteligjente prane Ministrise se Drejtesise, Ministrise se Brendshme dhe asaj te Financave, do te duhet te japin llogari per gjithe aktivitetin e tyre para 5 deputeteve, qe do te jene pjese e nenkomisionit qe do te kryeje mbikeqyrjen. Tre anetare do te perzgjidhen nga mazhoranca dhe 2 nga opozita, por kryesimi i takon minorances.

QENDRIMI

“Nuk eshte percaktuar sakte fusha e zbatimit te ligjit, duke e keq-orientuar ne nje fare menyre, vete ligjin. Qellimi dhe fusha e zbatimit te ligjit, nuk eshte vetem per te verifikuar se si zbatohen procedura te vecanta te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem. Kjo do te ishte vetem nje pjese e detyres se nenkomisionit, e cila lidhet me shume me moslejimin e shkeljes se te drejtave te njeriut”, - u shpreh drejtori i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Neni, per te cilin u paraqiten rezerva ne komision

“Dispozitat e ketij ligji, zbatohen ne lidhje me mbikeqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e Sherbimeve Informative dhe te Sigurise, te cilat kerkojne, sigurojne dhe mbledhin informacion sipas ligjeve, qe zbatohen per pergjimin e telekomunikimeve, si dhe qe kryejne apo zbatojne procedura te tjera gjate ushtrimit te veprimtarise informative te miratuara nga Prokurori i Pergjithshem, ashtu si edhe atyre qe administrojne sistemin e pergjimit dhe procedura te tjera te vecanta te ndjekjes penale”.

Si do te realizohet hetimi parlamentar

Sipas projektligjit per Mbikeqyrjen Parlamentare, parashikohet qe te arrihet kontrolli parlamentar mbi te gjitha sherbimet informative dhe te sigurise qe veprojne ne vend apo qe mund te krijohen ne te ardhmen. Kontroll ky qe do te realizohet nepermjet nje nenkomisioni te posacem, qe do te veproje ne komisionin parlamentar te Sigurise. Nenkomisioni, do te kete 5 anetare, te cilet do te zgjidhen me pelqimin e paleve. Per te permbushur detyrimin e tij ligjor nenkomisioni ne bashkepunim edhe me perfaqesues te ekzekutivit percakton nje program vjetor pune. Qeveria, ministrite perkatese, autoritetet shteterore, Prokurori i Pergjithshem, ashtu si edhe organet administrative, entet e qeverisjes vendore, personat juridike subjekte te se drejtes publike dhe mbajtesit e autoritetit publik, me perjashtim te gjykatave, jane te detyruar t’i sigurojne Nenkomisionit, me kerkese te tij, te dhena dhe dokumente lidhur me kompetencat dhe detyrat e Nenkomisionit dhe te lejojne Nenkomisionin te inspektoje kete dokumentacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›