E Diel, 1 Nëntor 2026

Zusi: “Mekat”, qe mishi shqiptar nuk eksportohet, uiski yne shkon deri ne France

Ka ardhur koha qe mishi, qumeshti, peshku apo midhja shqiptare, te kthehen ne produkte te gatshme per eksport. Nje fakt te tille e pohon gjate nje interviste te posacme per “KJ”, presidenti i Shoqates se Eksportuesve Shqiptare, z. Alban Zusi. Sipas te cilit, qe te rriten edhe me shume nivelet rritese ekzistuese te eksportit, prej 10%-15%, biznesi ka nevoje per politika mbeshtetese me fonde grant dhe jo kreditime. Por edhe per ndihme ne lidhje me uljen e kostos se transporteve. Ndersa, sa i perket hartes se eksporteve shqiptare, ai sqaron se nese deri dje ajo perfshinte kryesisht vetem vende si Italia apo Greqia, sot ajo eshte zgjeruar edhe me destinacione me te largeta si Spanja, Austria, Gjermania etj ....

Z. Zusi, cila eshte ecuria aktuale e eksporteve shqiptare? Trendi i tyre, cfare shifrash paraqet konkretisht?

Pergjithesisht, eksportet e qendrueshme shqiptare dhe ketu kam parasysh eksportin e produkteve, te cilat mund te riprodhohen vit per vit, sic jane ato agro-industriale, e fasoneve, te cilet jane vit per vit prezent, ato te mineraleve etj, pra kjo kategori eksportesh ne teresi, shfaqet e qendrueshme dhe me ritme te tilla rritese, besoj se diku tek mbi 10%, por mund te jete edhe mbi 15%.

A mund te na permendni ndonje kategori te vecante te prodhimeve “Made in Albania” e cila ka filluar te kete rritje te eksportimeve te saj jashte vendit, dukuri e pa vene re tek to me pare kjo? Ndonje produkt specifik.

Ne ende nuk po arrijme te dalim dot ne eksport me produkte perfundimtare tonat, per nje seri faktoresh. Kur ne mund te dilnim me produkte te tilla te industrializuara, vecanerisht ne sektorin agro-industrial. Sepse ky jep edhe mundesite me te mira, pasi kemi lende te para, kemi industri te zhvilluar, por ketu ka nje sere veshtiresish. Se pari, nje kategori produktesh, sic jane perimet e arave apo frutat, kane veshtiresi per t’u bere perfundimtare per shkak te investimeve qe nevojiten ne keto sektore. Ato vazhdojne te shiten te pakonfeksionuara, ne tregje rajonale edhe ne me te largeta, por gjithmone mbetet qe faza e fundit te behet atje sic eshte larja, paketimi, ambalazhimi, standardizimi, per shkak te kostos relativisht te larte qe ka mekanizimi i kesaj pjese te produktit. Dhe ketu vlen qe ka nevoje per politika mbeshtetese me fonde grant dhe jo kreditime. Pasi kreditimi nuk e zgjidh problemin, ai mbetet nje instrument afatgjate. Dhe dy jane zgjidhjet per kete sektor. Ose grante per operatoret, te cilet jane aktualisht ne treg, ose vendosja e stimujve per eksportin e ketyre produkteve, ku kam parasysh kompensimin per cdo njesi produkti te eksportuar, ne menyre te tille qe te terheqe investitore nga sektore te tjere ne renie, sic eshte ai i ndertimit, duke i bere atraktive ndaj sektorit te perpunimit te produkteve te perimeve, frutave etj. Pra, duhen gjetur menyrat e duhura qe produkti shqiptar te dale ne tregjet e huaja si “Made in Albania”. Sa i perket pastaj produkteve te tjera te agro-industrise, sic eshte peshku po themi, ka nevoje qe ne te ngreme nje flote peshkimi, per te cilen pati edhe nje prononcim te kryeministrit pardje, ne menyre qe ne te fillojme te zeme peshk vendas, per qellime te perpunimit industrial. Ne kemi nje industri jashtezakonisht te zhvilluar te peshkimit ne vendin tone, por ne nuk kemi nje flote peshkimi. Pra, kjo eshte zgjidhja per kete pjese te sektorit. Persa u perket pastaj pijeve, ne kemi filluar te dalim ne treg, kemi filluar me veren, e cila po eksportohet, ka disa eksporte gjithashtu edhe te birres, qe mund te rriten me teper. Kemi edhe fillime te eksportit te uiskit dhe te konjakut nga kompani me emer tani ne Shqiperi, qe kane mbi 3-4 vjet qe prodhojne dhe eksperimentojne, sikunder kane gjetur edhe tregje, shume te mira madje dhe prestigjioze. Pretendojne madje te eksportojne edhe ne France, dhe keshtu qe edhe kjo industri po shenon arritjet e veta te themi, ne drejtim te eksporteve dhe ketu behet fjale per eksporte “Made in Albania”. Pastaj, na mbeten dy sektore shume te rendesishem sic eshte ai mishit dhe i qumeshtit. Eshte nje mekat i vertete qe mishi nuk eksportohet. Pasi industria e mishit eshte absolutisht me e mira, jo vetem ne sektorin agro-industrial, por edhe ndoshta ne te gjithe sektoret produktive ne Shqiperi. Ka makineri bashkekohore, nuk mund te jene me te mira se aq sa jane ne industrine tone shqiptare, ka standarde jashtezakonisht te larta nderkombetare te cilesise ushqimore, pra i kane arritur keto nivele, sikunder kane edhe fuqi ekonomike. Por ka nje handikap shume te madh qe veterinaria shqiptare, institucionet e saj ende nuk po lodhen per t’u hapur rrugen eksporteve te produkteve te mishit. Qofte kjo, edhe ne formen e fasonit. Pikerisht, drejtoria ne varesi te ministrise se Bujqesise, duhet te negocioje me Bashkimin Evropian per hapjen e numrave te eksporteve dhe stabilimenteve. Autoriteti perkates shqiptar, duhet t’i kerkoje nje auditim Brukselit per keto lloj fabrikash. Dhe ne jemi te bindur qe ai do te rezultoje pozitiv, sikunder u duhet demonstruar autoriteteve te Brukselit, se autoriteti shqiptar eshte ne gjendje te monitoroje sektorin, mbi respektimin e standardeve te lendeve te para te tij, si edhe garancive ushqimore. Dhe procesi eshte i hapur. Pasi ai eshte i bllokuar ne besueshmerine e institucioneve shqiptare ndaj Brukselit.

Po ne lidhje me eksportin e midhjeve, si paraqitet situata pas bllokimit te tij para shume vitesh nga Evropa?

Eksporti i midhjeve, eshte perseri nje sektor i dhimbshem per vendin tone, qe nuk realizohet. Kur ne kemi nje stabiliment shume te mire, edhe me fondet e nderkombetareve. Por kemi edhe nje prodhim midhjesh te kualifikuar, pra qe mund te eksportohet. Pra, eshte nje potencial shume i madh dhe behet fjale per nje eksport qe mund te shkoje nga 1 deri ne 3 milione euro ne vit.

Po sektori i qumeshtit ne vendin tone, si paraqitet ne lidhje me pritshmerite e tij per eksportim?

Ne kemi tashme nje industri shume te zhvilluar te qumeshtit, ku prodhojme sasi te medha te qumeshtit te deles dhe dhise, jashtezakonisht te kerkuara ne vendet fqinje, sic eshte Greqia. E kjo per shkak te eksportit te djathit feta qe ky vend ka ne gjithe boten. Per te cilin mund te ishim edhe ne fare mire prodhues te ketij djathi, dhe nuk mund ta bejme dhe ta eksportojme. Por serish ketu ceshtja eshte e bllokuar jo per shkak te biznesit dhe investimeve ekzistuese, por per shkaqe burokratike. Prandaj, biznesi se bashku me ministrine duhet qe te bashkepunojne per te hapur tregun. Pasi po vihet re se po ndodh edhe nje lloj “kanibalizmi” tregtar brenda vendit, sidomos ne kushtet e krizes, kur kompanite e medha, po fillojne te gllaberojne tregjet e kompanive te vogla. Duke qene se edhe kerkesa ka nje lloj renie, atehere bizneset e medha per te ruajtur nivelin e tyre te prodhimit, pasi kane edhe kosto, atehere strategjia e tyre po adresohet drejt prodhimit edhe te produkteve te lira. Duke kerkuar qe te marrin tregun e prodhuesve te vegjel dhe te mesem, e cila nuk eshte nje gje aspak e mire. Sepse tregu duhet qe t’i kete te gjithe llojet e prodhuesve, per te krijuar nje diversitet dhe nje lloj shperndarje te pasurise ne shume duar. Por ketu procesi i “kanibalizmit” te bizneseve te medha ndaj atyre te vogla, po ndodh sepse nje pjese e mire e bizneseve te medha dhe industrive, nuk po arrijne dot te gjejne tregje te reja. Kur fare mire industria e mishit, qumeshtit apo peshkut, mund te ishin ne eksport.

Po ne lidhje me “gjeografine” e eksporteve te Shqiperise, a mund te na thoni se cilat vende perfshin kryesisht ajo? Cilat jane vendet e reja ku kane depertuar se fundmi prodhimet “Made in Albania”?

Kriza ekonomike, ne fakt, per bizneset shqiptare te eksportit ishte e shendetshme. Menjehere biznesmenet shqiptare u orientuan dhe levizen ne kerkim te hapesirave te reja dhe nese dikur gjeografia kryesore e eksporteve shqiptare ishte Italia dhe Greqia, tashme do te thosha se kjo harte eshte shtuar ne menyre te rendesishme me vende si Spanja, Austria, Gjermania, Franca. Madje ka eksporte te largeta edhe ne vende si Ukraines etj. Por edhe ne kete aspekt, une doja te ngrija nje shqetesim tjeter. I cili ka te beje me mjetet dhe menyrat e transportit. Kina, kur nisi aksionin e saj agresiv te eksporteve, nje nder masat qe ndermori ishte pikerisht ulja e kostos se transportit, duke ndertuar linja, e politika te tilla qe kjo kosto e nje kontenieri qe shkonte nga Evropa ne Kine, te ishte edhe me e ulet se ajo e transportit brenda vete porteve evropiane. Sepse avantazhet qe ne mund te krijojme per shkak te kostos se ulet te prodhimit apo te krahut te lire te punes, shpesh here i ngarkojme me kostot e larta te transportit. Dhe ketu ka hapesira per politika mbeshtetese. Si per shembull, ato ne lidhje me vende me distanca me te largeta se 1 kilometer, ku kostot e transportit per eksportet behen edhe me te larta. Ku ato mund te kompensohen me heqjen e nje sere detyrimesh qe bizneset perkatese i paguajne shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›