E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Miratimi i paketes se re fiskale, eshte nje thirrje e kohes Eva Gjura

Rritja e prodhimit vendas dhe punesimit, do te jene ne qender te vemendjes se qeverise per kater vitet e ardhshme. Per te realizuar keto reforma te rendesishme, kryeministri Berisha ka bere te ditur dje se, qeveria do te miratoje paketen e re fiskale, e cila heq nje seri taksash dhe tatimesh. Ne prezantimin e kesaj pakete, kryeministri Berisha u shpreh se pas suksesit te politikave ekonomike dhe fiskale te qeverise ne ruajtjen e stabilitetin makroekonomik, ruajtjen e rritjes ekonomike, mbajtjen nen kontroll te borxhit e inflacionit. Berisha beri te ditur se kjo pakete ishte nje thirrje e kohes dhe perfshin heqjen e taksave mbi cdo gje qe sherben per te rritur prodhimin dhe ne funksion te tij. “Pasi kemi analizuar efektin e gjithanshem te krizes globale, evropiane e rajonale, ne kemi ardhur ne perfundimin se ne menyre qe ekonomia shqiptare te rritet, ne menyre qe shqiptaret te punesohen ne vendin e tyre, jane jetike nderhyrjet ne dy drejtime themelore. Se pari, te nxitjes se prodhimit nepermjet heqjes se cdo takse e tarife per gjithcka i sherben atij direkt. Se dyti, nderhyrja jone madhore eshte ne drejtim te krahut te punes,” – u shpreh kryeministri. Me tej Berisha, beri te ditur se ne perputhje me normat e standardet nderkombetare, krahu i punes ne Shqiperi eshte fleksibel dhe eshte nje nder me te kualifikuarit e te leverdishmit, por prape ka vend per permiresim. “Nderhyrja qe beme duke hequr tatimin mbi te ardhurat personale prej 10 per qind per pagat deri ne 30 mije leke dhe duke marre persiper perballimin e te gjitha taksave per tre vjet per punesimin e te rinjve jane reforma shume te rendesishme te krahut te punes, qe do te kene ndikim te madh ne punesim”, tha Berisha. Duke u ndalur tek reformat e arritura deri me tani, Berisha solli ne kujtese reformat e arritura ne vitet 2006-2007, te cilat sic ka deklaruar edhe Bordi i Drejtoreve te FMN-se se: Shqiperia arriti me sukses te shmange renien ekonomike gjate ketyre viteve te krizes. “Shqiperia, sipas Fondit, do te ishte vendi qe do te perballonte pasojat e krizes se euros dhe krizes se borxheve, me mire se te gjitha vendet e tjera. Ndersa, Zevendes/presidenti i Bankes Boterore do te shprehej se: Shqiperia eshte nje histori zhvillimi i suksesshem. Drejtori per rajonin i Bankes Boterore do te thoshte se: Shqiperia eshte nga me te paktat vende qe arriti te mbaje rritje pozitive me 3.3 per qind. Presidenti i BERZH-it u tha shqiptareve se vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka funksionuar mire dhe ka perballuar mire pasojat e krizes financiare e ekonomike te vendeve te zhvilluara”, theksoi Berisha. Per kryeministrin ne qofte se ekonomia shqiptare arrin te ruaje rritjen ekonomike, arriti te mos bjere ne recesion, arrin te kontrolloje borxhin, te kontrolloje inflacionin, te ruaje stabilitetin makroekonomik, kjo teresisht dhe kryekeput per shkak te suksesit te reformave qe ne ndermorem.

Qellimi i ndryshimeve fiskale, ardhja ne ndihme te bizneseve

Kryeministri Berisha tha dje se fermeret shqiptare, sipermarresit, biznesmenet kane pritur qe disa nga keto vendime te paketes fiskale te ishin ne fuqi, por shtyrja e tyre ka pasur vetem nje arsye, qe te pasqyrohen sa me gjere te gjitha pikepamjet e te reflektohen te gjitha ndjeshmerite. Duke theksuar se kjo behet vetem per t’u ardhur ne ndihme bizneseve, Berisha tha se edhe ndonje nuk eshte vene ne liste, ajo parimisht eshte dhe vendosja ne liste eshte vetem ceshtje burokracie. Kreu i mazhorances, nenvizoi faktin se reforma fiskale perfshin edhe te gjitha mjetet e peshkimit e gjithcka perdoret per industrine e tij; te gjitha ushqimet e kimikatet e domosdoshme, qe perdoren ne akua-kulture, si dhe rastet, pa demtuar prodhimin vendas. “Duhet te kemi parasysh se ne kemi vendosur per gjithcka qe rrit prodhimin, por duke mos demtuar prodhimin e brendshem. Per shembull, perjashtimi i fares se grurit, u prit shume mire nga fermeret e Lushnjes, sepse ka mundesi te prodhohet ne vend, por edhe e prodhuar ne vend do te shitet pa TVSH. Pra, cdo gje ne funksion te prodhimit. Duke e kompletuar me heqjet e reja te TVSH-se dhe cdo lloj tarife doganore per keto makineri, mjete, impute e produkte, besoj se i japim nje nxitje te madhe prodhimit ne Shqiperi”, tha Berisha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›