E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet papunesia, arriti nivelin prej 13.26% ne fund te vitit 2012

Niveli i papunesise ne rang vendi, ka njohur nje renie te re te tij, gjate fundvitit te kaluar. Kete e tregojne shifrat me te fundit te publikuara nga Instituti i Statistikave, sipas te cilave, papunesia ka rene ne nivelin prej 13.26% ne tremujorin e katert te vitit 2012. Ndersa ne tremujorin pararendes, gjithmone sipas INSTAT-it, niveli i saj ka qene ne kufijte e 13.32%. Nga ana tjeter, statistikat tregojne edhe eshte rritur punesimi. Konkretisht, numri zyrtar i te punesuarve ne tremujorin e katert te vitit te kaluar arriti ne 927 mije, afro pese mije me shume se ne tremujorin e trete. Sipas eksperteve te INSTAT-it, rritja e punesimit ka ardhur e gjitha nga sektori privat jobujqesor, ndersa punesimi ne sektorin publik ka rene me rreth 400 individe. Respektivisht, po t’u referohemi te dhenave per sektorin privat jobujqesor, rezulton se numri i te punesuarve eshte rritur me rreth 7% gjate gjithe vitit te kaluar 2012. Nderkohe, qe numri i te papuneve te regjistruar ka pesuar nje renie te lehte me rreth 100 individe dhe ne fund te tremujorit te fundit te vitit 2012, rezultoi te ishte 141.755 persona.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›