E Diel, 1 Nëntor 2026

Një shqiptar kapet me 15 kg marijuanë në kufirin Maqedoni – Serbi

Një sasi droge të llojit marijuanë është gjetur mbrëmë në një makinë me targa shqiptare në vendkalimin kufitar Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë, informon agjencia INA.

Autoritetet doganore të Maqedonisë gjatë kontrollit të makinës së tipit “Fiat Punto” që drejtohej nga shtetasi shqiptar A.Xh kanë zbuluar rreth 15 kilogram drogë marijuanë. Shtetasi shqiptar i pyetur nga doganierët se çfarë ka për të lajmëruar, ai kishte pohuar se nuk posedonte asgjë dhe se po udhëtonte në destinacionin Tiranë – Bukuresht.

Doganierët nga dyshimet e para kanë urdhëruar kontrollin e detajuar të makinës. Gjatë kontrollit droga është gjetur në dy bombola të gazit, që ishin montuar në mënyrë të rregullt, por që në vend të gazit, ato ishin mbushur me marijuanë.

Shtetasi shqiptarë menjëherë është arrestuar dhe se ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit. Ai ka pranuar se drogën po e transportonte për 2 mijë euro në Milano të Italisë, ndërsa vlera e kësaj droge në tregun e zi arrin mbi 100 mijë euro. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›