E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapshticë, shtohen radhët

Kapshticë- Me mijëra emigrantë kalojnë çdo ditë kufirin drejt tokës greke. Vetëm sot në pikën kufitare të Kapshticës kanë kaluar 4500 persona dhe rreth një mijë automjete. Janë marrë masa për mbajtjen nën kontroll të rrugës Korçë-Kapshticë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Si gjithnjë emigrantët nuk mund të kalojnë pa qëndruar disa orë në radhë. Autoritetet kufitare thonë se fluksi është rritur ndjeshëm dhe akoma më shumë pritet të shtohen radhët në datat 6 dhe 7 dhjetor. Kjo për shkak se me datë 8 fillon shkolla në Greqi dhe për pasojë kthehen më shumë emigrant që kanë fëmijët në shkollë.

Plot 15 mijë emigrantë kaluan në pikën kufitare të Kapshticës nga data 2-5 dhjetor, ndërsa mijëra të tjerë do të ikin referuar shifrave hyrëse, kur mbërritën në Shqipëri për festa 50 mijë emigrantë vetëm nga pika kufitare e Kapshticës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›