E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje socialist i mire per te humbur Tiranen

/ /

Nga Andi Bejtja

Teksa beteja per Tiranen po afron dhe zerat per bojkotin e zgjedhjeve te 8 majit nga Partia Socialiste po shuhen gjithmone e me shume dilema te pakten ne publik nese lideri i opozites Edi Rama do te rikandidoje ose jo per nje mandat te katert per Tiranen nuk eshte shuar ende. Por llogarite dhe analizat te cojne ne konkluzionin se Edi Rama nuk do te rikandidoje kete here per Bashkine e Tiranes. Se pari lideri i opozites ka qene ne medyshje jo thjesht per te rikandiduar por qofte edhe per te hyre ne zgjedhje edhe kur sondazhet paraprake e kane nxjerre ate edhe 10 pike para kandidatit opozitar. Rasti me tipik jane zgjedhjet lokale te vitit 2007 kur edhe pse sondazhet e nxirrnin fitues me diference te madhe edhe pse kishte ne krah liderin tjeter te se majtes Ilir Meta ishte kembengulja e ketij te fundit qe e beri ate te prese shiritin e zgjedhjeve.

Por tashme nuk kemi te bejme thjesht me ceshtje paranoje per me teper qe paranoja kete here justifikohet. Pothuajse te gjitha sondazhet e bera deri me tani qofte ato te nderkombetareve qofte ato te partive politike qofte dhe ato private jo vetem nuk e nxjerrin Edi Ramen ne avantazh me kandidatin akoma te pashpallur zyrtarisht te maxhorances ne luften per Bashkine e Tiranes por disa syresh e nxjerrin per here te pare ate si individ disa pike me poshte se Partia Socialiste. Dhe keto jane zgjedhjet e para te Edi Rames kur aleati kryesor qe i ka dhene gjithmone fitoren eshte kunder tij pavaresisht konsumimit ose jo per shkak te te ashtuquajtures video Meta-Prifti. Por nuk jane thjesht keto statistika dhe keto fakte gjysme te mireqena qe e shtyne liderin e opozites te mos kandidioje per bashkine e kryeqytetit. Kete here podi i lojes eshte i madh. Zgjedhjet e 8 majit fatkeqesisht ose fatmiresisht shihen jo vetem nga nderkombetaret si referendum popullor midis Rames dhe Berishes te cilet e kane shprehur ne menyre eksplicite kete fakt por edhe nga vete shqiptaret. Nese Rama hyn personalisht ne kete gare dhe humbet Tiranen fatura per te nuk eshte thjesht lokale por me shume se kombetare. Dhe pavaresisht se ne statutin e Partise Socialiste eshte rishkruar e zeza mbi te bardhe se lideri i partise nuk largohet nese humb zgjedhjet lokale kete here arsyetimi per te qendruar ne krye te partise pas humbjes eshte i pamotivueshem ashtu sikurse edhe arsyeja per ta mbajtur partine te bashkuar. Pse do ti hyje Edi Rama kesaj loje kaq te madhe shumedimensionale per nga pasojat dhe mbi te gjitha te rrezikshme per karrieren e tij politike Pse duhet te luaje Edi Rama me restin ne 8 maj te 2011-s kur ai mund te luaje pak nga pak deri ne 2013-n jo thjesht duke pasur te sigurt dy vjet jete aktive dhe dinamike politike por dhe nje shprese te vertete ne 2013-n per tu ulur ne karrigen e kryeministrit Si mund te futet Edi Rama ne gare personale per Bashkine e Tiranes kur ka mbi dhjete vjet konsumim ne kete post kur ka mbi 6 vjet qe de jure Bashkia e Tiranes ka qene per kryetar kur maxhoranca per shkak te ketyre fakteve te pakundershtueshme e ka shume me te thjeshte te ngreje nje artileri sulmi efikase ndaj tij jo thjesht per shkak te ketij konsumimi por dhe si njeriu i cili per maxhoranen dhe per nje pjese te madhe te shqiptareve eshte njeriu qe organizoi dhe konkludoi 21 janarin. Mjaftojne keto fakte te thena dhe dhjetera te tjera te pathena per te ardhur thjesht dhe shpejt ne konkluzionin se Edi Rama kete here nuk do te kandidoje per Bashkine e Tiranes. Gjithashtu ky eshte momenti me i mire politik i tij per tu shkeputur nga Bashkia e Tiranes qe i eshte ngjitur si balta pas kepuces moment qe ai mund ta shnderroje ne energji pozitive per ti mbajtur te karikuar socialistet ne betejen finale te 2013-s moment qe ne fakt duhej te ishte bere realitet me doreheqjen qe ai duhej te kishte dhene perpara qershorit te 2009-s.
Pra eshte fare e qarte qe Edi Rames i duhet nje socialist tjeter per Bashkine e Tiranes. Po si duhet te jete kandidati tjeter roze qe skema e Edi Rames per te ardhur ne pushtet ne 2013-n te jete efektive dhe 8 maji i vitit 2011 te kalohet sa me lehte
Se pari kandidati i ri socialist ne betejen e afert per Bashkine e Tiranes duhet te jete socialist natyral dhe jo socialist OMGJ nga ata qe Rama importoi ne parti nga bashkia apo shoqeria civile pas uljes ne karrigen e PS-se ne vitin 2005. Ne pamje te pare duket sikur zgjedhja e kandidatit socialist OMGJ eshte me e leverdishmja per Ramen personalisht pasi vazhdon mbrojtja e interesave te tij ekonomike e politike ne Bashkine e Tiranes. Por kjo zgjedhje mbart ne vetvete nje rrezik te madh si gjate fushates ashtu edhe pas fushates. Nje tip kandidati u tille do njesohej lehtesisht me Ramen dhe do te sulmohej gjate zhvillimit te fushates me te njejten artileri dhe me te njejtat akuza sikur te ishte vete Rama madje nuk do te kishte garanci nese do te kishte mbeshtetjen jo vetem te socialisteve natyrale ne kupolen e partise por edhe te socialisteve ne baze. Dhe ne rast humbjeje te ketij tipi kandidati OMGJ nuk mund te parashikohet qarte demi i fatures qe do ti faturohej thjesht dhe vetem Rames nga socialistet natyrale.
shte totalisht logjike qe Rames i duhet nje socialist natyral per Bashkine e Tiranes. Dhe socialisti me natyral qe mua me vjen ndermend eshte Pandeli Majko. Majko ka gjithe piket e mundshme jo thjesht si socialisti me natyral dhe me i paperlyer per ta fituar Bashkine e Tiranes por dhe si socialisti dhe si politikani me karrieren me te pakonsumuar. Po nese Majko e fiton Bashkine e Tiranes rruga e tij natyrale domosdoshmerisht nuk mbaron ketu. Ndaj te dy palet si Rama ashtu edhe Majko e kane te veshtire Rama e ka te veshtire tia propozoje ashtu sikurse dhe Majko e ka te veshtire ta pranoje pasi eshte e sigurt se nese ai do pranoje Rama bashke me socialistet OMGJ do ta sabotojne qofte dhe pa dashje. Megjithate me ciftin Rama-Majko nuk mund te vesh bast per asgje. Nje socialist tjeter kandidat serioz per Bashkine e Tiranes eshte Ben Blushi por diskutimet rreth tij po i mbyll sakaq se eshte fare e qarte e thone te gjithe nuk e ha ate tek. Socialist tjeter 100 per qind natyral eshte dhe Erjon Brace por eshte e pamundur te zgjidhet se ate jo vetem e pengon Erjon Veliaj por sic thone shume zera po erdhi ne krye te Bashkise se Tiranes nuk u jep asnje leje ndertimi miqve te ngushte te Rames. Te gjithe keta emra dhe ky arsyetim sherbejne per te kuptuar njehere e mire se Rames i duhet nje socialist i mire qe te humbe Bashkine e Tiranes se po e fitoi.Nejse te jeni te sigurt Rama do ta gjeje nje socialist te mire qe te humbe Bashkine e Tiranes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›