Kapercimi i ngercit politik nepermjet bashkepunimit
Nga Marc Perrin de Brichambaut
Nje miting politik ne Shqiperi u shnderrua ne dhune dhe rezultoi ne humbje tragjike jetesh. Ky incident na dha te gjitheve shkak per tu shqetesuar thellesisht si ne Shqiperi ashtu edhe ne komunitetin nderkombetar.
Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe OSBE ka punuar aktivisht ne terren per te ndihmuar ne gjetjen e nje zgjidhjeje te ngercit politik qe pasoi kete tragjedi. Kryerja e nje hetimi te plote ligjor drejtuar nga Prokuroria e Pergjithshme te asaj cka ndodhi me 21 janar ka nje rendesi thelbesore. Ky hetim duhet te lejohet te zhvillohet i lire nga nderhyrjet politike. Ai duhet te shqyrtoje plotesisht sjelljen e autoriteteve shteterore protestuesve dhe organizatoreve te demonstrates.
Megjithese cmojme se zgjidhja e ketij problemi te brendshem politik eshte ne fund te fundit pergjegjesi e aktoreve vendes ne kemi qene te gatshem tu ofrojme mbeshtetje udheheqesve politike te Shqiperise. Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi ka bashkepunuar perkrah perfaqesuesve te tjere te komunitetit nderkombetar ne vend - kryesisht me BE-ne dhe SHBA-ne - per te siguruar nje koordinim efektiv te asistences nderkombetare dhe ne jemi te angazhuar qe ta vazhdojme kete bashkepunim kaq frytdhenes.
Fokusimi i vazhdueshem ne mosmarreveshjet lidhur me zgjedhjet e kaluara ne kurriz te gjetjes se zgjidhjeve per te ardhmen nuk ben gje tjeter vecse pershkallezon tensionin - sic treguan fatkeqesisht ngjarjet e muajit te kaluar. shte ne interesin e kujtdo ne Shqiperi qe te rifilloje dialogu politik konstruktiv brenda institucioneve politike shqiptare dhe se fundi te rivendoset serish fokusi i perbashket tek e ardhmja e Shqiperise ne Europe. Zgjedhjet per qeverine vendore te dates 8 maj mund te sherbejne si nje instrument kyc per te ndihmuar ne kapercimin e ngercit aktual politik.
Kryesia lituane e radhes e OSBE-se dhe institucionet e Organizates perfshire Zyren per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut OSBE/ODIHR si dhe Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi dhe Asambleja Parlamentare e OSBE-se jane angazhuar nga afer me qeverine dhe opoziten per rifillimin e dialogut konstruktiv dhe i kane inkurajuar aktoret politike te bejne te pamunduren per te siguruar mbajtjen e zgjedhjeve konkurruese ne daten e dekretuar ne maj dhe qe ato te permbushin standardet nderkombetare.
Ne baze te rekomandimeve te Misionit te OSBE/ODIHR-it per Vleresimin e Nevojave qe vizitoi se fundmi Shqiperine dhe fteses nga autoritetet shqiptare ODIHR-i do te dergoje nje mision per vezhgimin e zgjedhjeve lokale ne vend. Raporti perfundimtar i ODIHR-it mbi zgjedhjet me te fundit parlamentare ne Shqiperi 2009 shprehet se zhvillimi i zgjedhjeve demokratike varet gjeresisht nga perkushtimi i te gjitha partive politike shqiptare per ti permbushur detyrat e tyre zgjedhore ne menyre te pergjegjshme me synim ruajtjen e integritetit te procesit. Raporti thekson nevojen qe partite politike te tregojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike ne perputhje me privilegjet e medha qe gezojne me ligj.
Keto rekomandime jane po aq te vlefshme sot sa edhe kur u botuan dhe partite politike duhet ti studiojne me kujdes e te reflektojne mbi to ndersa i afrohemi dates 8 maj. shte shume e rendesishme te sigurohet mbajtja e zgjedhjeve te ardhshme sipas standardeve me te larta. Pergjegjesia kryesore per kete eshte ne duart e partive politike shqiptare.
Rrugedalja nga ky ngerc politik nuk ka per te qene e lehte. Ne ne OSBE mbetemi te gatshem ta ndihmojme Shqiperine per te garantuar qe zhvillimi politik i vendit te jete ne perputhje me angazhimet e tij ndaj OSBE-se angazhimet e tjera nderkombetare si dhe me aspiratat e tij per te ardhmen.
Marc Perrin de Brichambaut eshte sekretari i Pergjithshem i Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe