Lumi Buna nje projekt i paperfunduar
Nga ing Klodian Zaimi
Projektet per rregullimin e kompleksit hodrografik te lumit Buna liqenit te Shkodres dhe lumit Drin kane nje histori te hershme qe ze fill ne kohen e Perandorise Osmane qysh kur qeveria e atehershme turke urdheroi nje seri studimesh kerkimore dhe projektesh inxhinierike per zgjidhjen e problemeve ujore te kesaj hapesire. Disa nga projektet dhe inxhinieret qe u moren me projektimin e Bunes jane studimi i ing. Helinger - 1884 projekti i ing. Pansijer - 1889 projekti i Komisionit Ushtarak Turk nga ing. Rosnela - 1893 projekti i ing. Ravoti - 1896 dhe raporti i Komisionit i kryesuar nga ing. Miler - 1910.
Studimet e ing. Brio - 1910 te cilat mbi te gjitha kishin ne qender analizen e studimit te devijimit te Drinit ne drejtim te Zadrimes devijimin e lumit te Kirit ne veri te Shkodres nga ku shtrati i Bunes duhej thelluar me draga dhe se duhej bere nje kalim i planifikuar i Bunes ne Ames te Obot-Belaj. Gjithashtu po per Bunen u parashikua lundrimi i varkave te vogla me thellesi lundrimi deri ne 2 metra. Sipas logjikes se ketij projekti niveli i liqenit do te reduktohej per 2.5-3 metra por lufterat ballkanike e penguan qeverine turke te permbushte detyrimin e saj ne drejtim te rregullimit te teresise ujore te liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes.
Pas Luftes se Pare Boterore studimet ne drejtim te liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes filluan serish. Keshtu ne vitin 1923 ing. Kado nga Ministria e Ndertimit ne Tirane i paraqiti qeverise shqiptare nje raport me masat per nje mundesi lundrimi ne Bune dhe rregullimin e aneve te liqenit te Shkodres ku sugjeroi Devijimin e Kirit ne liqenin e Shkodres duke germuar Bunen per nje lundrim te mundshem. Mbajtjen ne nje nivel te reduktuar te liqenit ruajtjen e rrjedhes se basenit te Drinit dhe te Kirit nepermjet konstruksionit te nje dige ne Drinin e Vaut te Dejes ne menyre qe te mbaje valet e permbytjeve dhe te depozitoje rezervat ujore per perdorim energjetik.
Direktivat vijuese nga ish-zyrat qendrore te ujerave te ish-Jugosllavise te ing. Zivkovic nga sektori i pergjithshem i inspektimit te ujerave me zyre qendrore ne Split hartoi nje studim ne vitin 1923. Ai mori ne shqyrtim shume variante ne lidhje me rregullimin e liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes me aksionet e meposhtme
- Duke shkarkuar nje pjese te liqenit ne det duke ndertuar tunele shkarkimi.
- Kullimi i tokave perreth liqenit ndertimi i argjinaturave e me pas dhe bonifikimi i kesaj hapesire me sistemimin e Drinit dhe Bunes.
Kerkimet shkencore te ing. Znidarsica ne vitin 1923 u bene themeltare per marreveshjen midis qeverise jugosllave dhe asaj shqiptare ne fund te vitit 1925 duke saktesuar qendrimet e meposhtme Paraprakisht kryerja e studimit dhe hartimi i projektit perfundimtar nepermjet nje komisioni te perbashket duke ia parashtruar projektin te dy qeverive per miratim dhe duke ngritur nje komision te perbashket i cili do te pergatise projektin qe do te realizohet sipas kendveshtrimit administrativ ligjor dhe financiar.
Qeveria jugosllave aso kohe i sugjeroi qeverise shqiptare te bente fillimisht vendime mbi principet e pergjithshme ne zbatimin e punimeve
- Secili shtet do te merrte pjese ne punen zbatuese me nje kapital qe do u korrespondonte perfitimeve ne te ardhmen.
- Secili shtet do te mbaje financiarisht punet e zbatuara ne territorin e tij dhe shpenzimet do te ndahen sipas perfitimeve te mundshme ne te ardhmen.
- Metoda e punes zbatuese do te saktesohet dhe nje komision i perbashket do te monitoroje dhe kontrolloje punen zbatuese dhe mirembajtjen.
Ne fillim te korrikut 1926 qeveria shqiptare iu pergjigj se nje komision i perbashket do te ekzaminoje e do te vendose per propozimet e pranuara dhe te dorezoje nje raport i cili do te jete baze per vendimin final. Qeveria jugosllave e aprovoi kete propozim per krijimin e nje komisioni te perbashket dhe pranoi qe te kryente punet paraprake te projektimit si grumbullimin e te dhenave te natyres teknike dhe ekonomike. Fillimisht u kryen disa studime baze gjeodezike dhe fotografime te liqenit Bunes Moraces dhe Drinit me pas organizimi i sherbimit hidrografik dhe kryerja e matjeve hidrometrike u grumbulluan te gjitha te dhenat per hapesen e liqenit te Shkodres per agrikulturen peshkimin trafikun dhe lundrimin tregtine dhe industrine higjienen dhe kushtet sociale te popullates etj. nga 1928-1929. Mbi kete baze te dhenash u hartua dhe plani i pergjithshem i projektit per rregullimin e liqenit te Shkodres Bunes dhe Drinit. Bashke me ekspertet shqiptare ishin edhe inxhiniere italiane te cilet kane qene shume te interesuar ne zgjidhjen e ketij problemi.
Ne vitin 1939 nje kompani italiane e quajtur Cidinio nga Roma tregoi shume interes per te kontribuar ne zgjidhjen e ketij problemi duke hartuar nje raport sa i perket lundrimit ne lumin e Bunes ne Shkoder dhe ne det per anije me kapacitet deri ne 600 tone. Projekti kishte per qellim ti jepte Shkodres mundesine qe te ishte qendra kryesore tregtare e rajonit. Pas pushtimit te Shqiperise ne gusht te po ketij viti italianet ishin me shume te interesuar qe te perdornin Bunen per kalimin e anijeve ushtarake por per shkak te Luftes se Dyte Boterore projektet u nderprene.
Puna qe filloi perseri ne vitin 1947 me krijimin e nje komisioni te perbashket midis Shqiperise dhe Jugosllavise per rregullimin e liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes u nderpre perseri per shkak te ngjarjeve te vitit 1948.
Gjate vitit 1956 u firmos nje marreveshje midis Shqiperise dhe Jugosllavise sa u perket ceshtjeve inxhinierike te shfrytezimit te energjise hidrike dhe mbi kete marreveshje u formua komisioni shqiptaro-jugosllav per qellimin e gjetjes se zgjidhjeve hidrike ndermjet dy vendeve.
Nje takim i dyte special i ketij komisioni u mbajt ne vitin 1962 ku u vendos krijimi i nje komisioni permanent shqiptaro-jugosllav nje nenkomision per rregullimin e liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes dhe nje nenkomision per ceshtjen e kufirit. Komisioni i caktoi detyre nenkomisionit qe te pergatiste nje dokument teknik per rregullimin e liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes dhe te zgjidhte variantet optimale me propozime per shpenzimet nga te dyja palet sipas interesave te Shqiperise dhe Jugosllavise.
Dokumentet teknike qe u perkisnin ketyre problemeve u pergatiten ne versione te ndryshme nga disa kompani projektimi. Ketu mund te vecojme
- Projekti paraprak i Institutit te Inxhinierise Hidroenergjetike Jaroslav Cerni Beograd.
- Projekti paraprak per mbrojtjen nga permbytjet dhe argjinimi i brigjeve te liqenit te Shkodres u projektua ne vitin 1971 nga Agroplant Podgorica OOUR dhe instituti Agroekonomik ne bashkepunim me UN organizata FAO dhe OECD.
- Projekti i rregullimit te liqenit te Shkodres Drinit dhe Bunes u projektua ne vitin 1973 nga Inxhinieria Hidroenergjetike Organizata Zeta Podgorica.
Pika e perbashket e ketyre projekteve eshte Devijimi i Bunes permes aksit Obot-Belaj dhe se zgjidhja me e mire optimale eshte mbajtja e nivelit te pikut te liqenit deri 6.5 m duke perfituar keshtu 12500 ha toke te kultivueshme nga ana e Malit te Zi dhe 1500 ha ne pjesen shqiptare.
Rregullime te metejshme te pikut te liqenit jane te veshtira te justifikohen ne aspektin financiar per shkak te rritjes se madhe te volumit te punimeve. Studime te kryera nga kerkuesit e Akademise se Shkencave te Shqiperise te filluara qe pas permbytjeve historike te vitit 1963-1964 e deri ne 2005 kane dhene shume zgjidhje te mundshme. Varianti i zgjidhjes me optimale do te ishte pjeserisht zgjerim dhe thellim e pjeserisht argjinim i lumit Buna. Rregullimi me anen e masave te mesiperme si edhe devijimi i Drinit me anen e ndertimit te hidrocentralit te Bushatit ishte nje variant shume i perkrahur deri ne momentin kur u vendos per Hidrocentralin e Ashtes variant ky tashme i rrezuar. Realiteti i krijuar pas permbytjes se muajit dhjetor 2010 e komplikon edhe me tej zgjidhjen sepse ka thyer tek ekspertet edhe konceptin e permbytjes ne 100 vjet e cila u tejkalua nga liqeni i Shkodres. Argjinaturat e ndertuara ne brigjet e lumit Drin Kiri Buna dhe veprat e kullimit kanale hidrovore etj. te ndertuara sipas marreveshjes se fundit me ish-Jugosllavine kane zvogeluar zhvillimin e permbytjeve por nuk garantojne mosndodhjen e tyre prandaj kerkohet nje analize e detajuar e permbytjeve te vitit 2010 dhe projektimi per zbutjen e ketij fenomeni ne te ardhmen.