E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje studim i ri flet per pasojat e perdorimit te celularit

Sipas nje studimi te ri nje bisede nje oreshe me telefon celular shkakton rritje te aktivitetit biokimik tek perdoruesi. Studimi nuk thote nese kjo eshte gje e mire apo e keqe per shendetin por ai ka ringjallur debatin mbi sigurine e telefonave celulare dhe ka bere qe te ndermerren studime te tjera mbi efektet e telefonit celular tek truri.                 

Per shumicen prej nesh eshte veshtire te mendohet jeta pa telefon celular. Telefonat celulare jane te pranishem gjithandej. A ekziston mundesia qe perdorimi i tyre te perbeje rrezik per shendetin Dhjetera vite studime mbi radioaktivitetin e celulareve qe mund te shkaktoje tumore nuk kane sjelle rezultate perfundimtare. Kompanite e telefonave celulare ngulin kembe se perdorimi i tyre nuk perben problem. Studimi i ri i Insitutit Kombetar te Shendetesise nuk i ka dhene zgjidhje debatit por ofron disa te dhena qe mund te studiohen me tej.

Ne studim mjekja Nora Volkow dhe koleget e saj ne Institutin Kombetar te Drogave ka testuar 47 persona te shendetshem gjate nje periudhe nje vjecare.

Pjesemarresit kane vendosur celularin ne veshin e djathte dhe te majte. Njeri nga celularet mbahej i aktivizuar por volumi i ishte ulur fare kurse tjetri ishte fikur. Pastaj pjesemarresit u testuan me celulare te fikur.

Nderkohe qe personat mbanin celularin ne vesh truri i tyre skanohej duke perdorur teknika te sofistikuara. Volkow thote se truri i skanuar tregonte rritje te aktivitetit metabolik ne qelizat qe ishin me afer celularit.

Pjesa e djathte e trurit qe ishte afer antenes tregonte rritjen me te madhe te metabolizmit ne krahasim me kohen kur celulari ishte i fikur. Megjithese radio frekuencat qe vijne nga teknologjia e celularit jane me te dobeta ato jane te afta te aktivizojne trurin e njeriut qe ai te prodhoje efekt.

Efekti i kesaj ishte nje rritje prej 7 perqind ne nje ritem ne te cilin qelizat e trurit me afer antenes se aktivizuar te celularit shendrronin sheqerin ne energji nje aktivitet normal. Dr. Giuseppe Esposito ekspert i mjekesise berthamore thote se studimi tregon qarte se sinjalet e telefonave celulare mund te aktivizojne qelizat e trurit.

Studimi nuk sjell deshmi se telefonat celulare mund te demtojne trurin ai vetem tregon se ata mund ta stimulojne trurin.

Shume studime kane eksploruar lidhjen e mundshme mes perdorimit te telefonave celulare dhe kancerit te trurit. Skeptiket thone se efektet mund te ndihen pas 5 10 ose 15 vitesh.

Sipas Dr. Espositos studimet me te mira shkencore ende nuk jane bere.

Ne duhet te bejme studime epidemiologjike te nje shtrese te popullsise qe perdor telefonat celulare dhe pastaj te shohim se cfare ndodh tek ata me kalimin e viteve.

Ekspertet shpresojne se studimi i Institutit Kombetar te Shendetesise do te ngjalle interisim te ri per studimin e sigurise se celulareve.

Ky eshte nje studim interesant dhe me siguri do te nxise studime tjera.

Ekspertet thone se nderkohe qe priten studime te tjera njerezit mund te pakesojme rrezikun per shendetin duke perdorur kufje mbajtjen e telefonit larg trupit dhe kufizimin e bisedave te gjata telefonike.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›