E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernanke Inflacioni ne SHBA modest

Drejtori i Bankes Qendrore tha se ngritja e cmimeve te naftes dhe te ushqimeve ka te ngjare te shkaktojne nje shkalle inflacioni modest dhe te perkohshem ne Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Rezerves Federale Ben Bernanke i tha nje komisioni te Kongresit se produkte si nafta dhe gruri jane nje pjese e vogel e produkteve te perpunuara qe perbejne pjesen me te madhe te blerjeve nga amerikanet.

Por zoti Bernanke tha gjithashtu se nese cmimet e larta te naftes vazhdojne per nje kohe te gjate ato mun d te ndikojne te shkalla e inflacionit.

Kryetari i Rezerves Federale tha se ekonomia amerikane mund te zhvillohet 4 perqind kete vit pak me shume se sa parashikimet e meparshme. Megjithate ai tha se zhvillimi nuk eshte ne rritmin e duhur per te ulur ndjeshem per disa vjet me radhe papunesine prej mbi 9 per qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›