E Diel, 1 Nëntor 2026

Një stuhi e madhe dëbore godet pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara

Një
stuhi dimërore ka hedhur të paktën 50 centimetra dëborë në Uashington dhe pjesë
të tjera të rajonit verilindor të Shteteve të Bashkura.

Shërbimi Kombëtar i Kohës parashikon që të bjerë rreth 60 deri në 75 centimetra dëborë në zonën e Uashingtonit deri sot
pasdite. Stuhia erdhi me erëra të forta me shpejtësi 93 kilometra në orë për gjatë brigjeve lindore.

Gjithçka në kryeqytetin e Shteteve të
Bashkuara pothuajse është pparalizuar dhe qeveria federale e shumica e bizneseve
u mbyllën më herët dje dhe banorët janë paralajmëruar që të mos dalin nga
shtëpia pasi rrugët janë të mbushura me dëborë. Disa qindra mijëra shtëpi mbetën pa drita pasi pasi bora e lagësht rrëzoi pemë dhe linjat e tensionit të lartë.

Shërbimi metereologjik thotë se dëbora
e dendur dhe e lagësht, si dhe erërat e forta kanë krijuar kushte
"jashtëzakonisht të rrezikshme" në shtetet e brigjeve lindore nga Virxhinia dhe
Virxhinia Perëndimore deri në Meriland, Pensilvani, Dellaverë dhe Nju Xhërsi.Parashikuesit e motit thonë se këto do
të jenë reshjet më të mëdha të dëborës në Uashington që nga janari i vitit
1922. //iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›