Shqipja standarde duhet pasuruar jo te permbyset
Gjuhetari Mehmet Celiku flet per shqipen standarde teme per te cilen kohet e fundit po debatohet ne media. Sipas tij mire eshte qe drejtshkrimi te mos preket. Por edhe nese preket ndryshimet natyrisht duhet te jene minimale
Gjuhetari Mehmet Celiku flet per konferencen shkencore mbi politikat e pasurimit dhe permiresimit te standardit te shqipes e cila do te organizohet ne muajin dhjetor nga Qendra e Studimeve Albanologjike ne Tirane. Perfshire nga polemikat e debatet prej studiues te gjuhesise etj Celiku thote se qendrimet e skajshme nga njera ane qendrimi qe mbrojne disa gjuhetare per te mos e prekur fare Drejtshkrimin 1973 e per te mos modifikuar asnje rregull te tij dhe nga ana tjeter qendrimi i kundert per te zevendesuar standardin e sotem te ligjesuar ne vitin 1973 gati dyzetvjecar me nje standard tjeter jane ose te pafrytshme ose te gabuara e joshkencore. Sipas tij mire eshte qe drejtshkrimi te mos preket. Por edhe kur preket ndryshimet natyrisht jane minimale. Ai permend edhe pasurimin e standardit me fjale e frazeologji te gegerishtes. Celiku eshte i mendimit se kjo mund te ndodhe por vetem kur keto jane te nevojshme per standardin dhe e pasurojne ate.
Prof. Celiku eshte bere e ditur se Qendra e Studimeve Albanologjike QSA do te organizoje ne muajin dhjetor 2010 nje konference shkencore me teme Shqipja ne etapen e sotme politikat e pasurimit dhe te permiresimit te standardit. Si e prisni ju kete konference
Ne Seminarin XVII Nderkombetar per Gjuhen Letersine dhe Kulturen Shqiptare mbajtur ne Tirane me 21 gusht 1995 kam kerkuar hapjen e nje diskutimi shkencor qe do te permbyllej me nje konference shkencore per rishikimin e Drejtshkrimit 1973. Ishte fjala per nje permiresim te metejshem te kesaj vepre dhe jo per ta permbysur ate. Kjo kerkese eshte perseritur me vone nga une dhe nga gjuhetare te tjere. Kjo veper aq shume e nevojshme e qe mungon ne treg prej vitesh duhet te ribotohet pas 37 vjetesh e perditesuar e thjeshtuar me e lehte per tu zoteruar e perdorur. Qendrimet e skajshme nga njera ane qendrimi qe mbrojne disa gjuhetare per te mos e prekur fare Drejtshkrimin 1973 e per te mos modifikuar asnje rregull te tij dhe nga ana tjeter qendrimi i kundert per te zevendesuar standardin e sotem te ligjesuar ne vitin 1973 gati dyzetvjecar me nje standard tjeter jane ose te pafrytshme ose te gabuara e joshkencore. Dihet se drejtshkrimi eshte niveli me pak i ndjeshem i sistemit gjuhesor. Sic e deshmojne disa gjuhe europiane si anglishtja e frengjishtja mire eshte qe drejtshkrimi te mos preket. Por edhe kur preket ndryshimet natyrisht jane minimale. Ndryshimin e imponon dinamika e larte e zhvillimit te gjuhes se folur ne krahasim me formen e shkruar ne gjuhe zhvillimi udhehiqet nga forma e folur cka krijon mosperputhje midis dy varianteve. Ne rastin e drejtshkrimit te shqipes mund te modifikohen disa nga rregullat e tij. Keto pak ndryshime nuk duhet te prekin bazen e standardit ekzistues por te synojne thjeshtimin e disa rregullave respektimin e rregullsise se sistemit reflektimin e praktikes gati dyzetvjecare. Ky do te ishte edhe rishikimi i pare i Drejtshkrimit aktual te shqipes pas rreth dyzet vjetesh. Nje arsye me shume kjo ne te mire te ndryshimit. Reagimet kunder kesaj konference jane te shumta. Disa specialiste dhe gjuhetare me emer ne grup a individualisht ne Shqiperi e ne Kosove kane deklaruar mospjesemarrjen duke shprehur rezerva e kritika paraprake ndaj saj. Qendrimi mosmiratues shpjegohet ne radhe te pare me organizimin e dobet te Konferences. Per shqipen standarde qe eshte nje ceshtje madhore kombetare dhe prone e perbashket kombetare kerkohej nje konference shkencore gjithekombetare e organizuar jo vetem nga QSA por edhe nga FHF i UT dhe institucionet akademike e universitare te Kosoves te Maqedonise si Instituti Albanologjik i Prishtines etj. Kerkohej qe Platforma e Konferences te hartohej nga nje komision organizator me perfaqesues nga te gjitha keto institucione shkencore kerkohej nje pjesemarrje sa me e gjere e gjuhetareve nga te gjitha trevat shqiptare. Platforma duhej te ishte me e plote me e qarte me e sakte pa paragjykime. Aty theksohet nevoja e rishikimit te standardit por nuk del e qarte se per cfare rishikimi behet fjale Gabimisht motivohet rishikimi i standardit me zhvillimet politike-shoqerore qe kane ndodhur ne hapesiren shqiptare ne 20 vjetet e fundit Cuditerisht aty shtrohet kerkesa per te ndermarre politika gjuhesore te guximshme Pavaresisht nga te gjitha keto nuk mendoj se Konferenca duhet bojkotuar. Ne qofte se nepermjet pasurimit kerkohet permbysja e standardit aktual atehere duhet luftuar me force ndaj ketij mendimi antishkencor dhe antikombetar.
A mund te thoni se cfare duhet kuptuar me permiresim dhe pasurim te standardit qe theksohen ne platforme dhe cilat jane disa nga detyrat qe dalin sot per permiresimin e punes ne fushe te gjuhes
Permiresimi i standardit lidhet drejtperdrejt me rregullat e Drejtshkrimit dhe perben vetem nje objektiv te Konferences. Une permiresimin e standardit e kufizoj ne ate qe theksova me lart modifikim i pak rregullave te Drejtshkrimit 1973 dhe redaktimi i tij cka do te mundesonte ribotimin e permiresuar te Drejtshkrimit. Modifikimi duhet te mbeshtetet ne keto kritere mosprekja e bazes se standardit ruajtja e njetrajtshmerise se njesive ne sistem reflektimi i praktikes gati dyzetvjecare thjeshtesimi i metejshem. Konferenca duhet te na shpjere me afer zgjidhjes shkencore. Pasurimi i standardit ka te beje kryesisht me perfshirjen ne te te fjaleve dhe frazeologjive te gegerishtes por vetem kur keto jane te nevojshme per standardin dhe e pasurojne ate. Nga ana tjeter nuk mund te konsiderohen permiresim a pasurim i standardit integrimi i paskajores gege dhe i pjesores se shkurtuar ne standard reduktimi i gjere i zanores se patheksuar lsquoe etj. Ka shume argumente shkencore qe i kundershtojne keto integrime. Integrime te tilla te panevojshme dhe te panatyrshme do te cenonin bazen mbi te cilen eshte ngritur standardi kjo do te sillte nje perzierje te dukurive themelore dalluese te dy dialekteve nje peshtjellim ne komunikim shtimin e perjashtimeve nga rregullat dhe rritjen e veshtiresise ne pervetesimin e rregullave pra do ta prishte standardin e do ta kthenin gjuhen shume vjet prapa para 1972. Eklektizmi ne ndertimin e standardeve eshte i papranueshem. Te presim nuk besoj te merret konferenca me gjera te tilla te tejkaluara.
Cilat jane disa prej objektivave e detyrave te lidhura me standardin qe pritet te rrihen ne konference
Para institucioneve shkencore kerkohet hartimi i rregullave te drejtshqiptimit te shqipes standarde hartimi i nje fjalori shqip-shqip i shqipes standarde me i pasur dhe me i ilustruar me rreth 60-80.000 fjale dhe shprehje mbrojtja e shqipes standarde dhe lufta ndaj ndikimeve te huaja ne te gjitha sistemet e standardit sidomos ne leksik bashkepunimi akademik per studimin e shqipes dhe per zbatimin e veprave kodifikuese dhe vendimeve te forumeve ne te gjitha trevat shqiptare etj. Para institucioneve shteterore shtrohet urgjentisht detyra e mbrojtjes se shqipes standarde me ligje zbatimi i standardit ne te gjitha fushat e veprimtarise shteterore e shoqerore. Zbatimi i standardit eshte i detyruar per te gjithe. Vetem ne letersine artistike njeriu ka te drejte te krijoje edhe ne variant letrar. Shteti duhet te mbeshtese materialisht te gjitha institucionet shteterore ne hartimin e veprave kodifikuese etj. Urgjentisht duhet pare gjuha ne shkolle sidomos shtrirja e saj ne te gjitha shkollat e mesme si lende e vecante me nje program tjeter katervjecar dhe me tekste te reja. Probleme shqetesuese ka edhe mesimdhenia e gjuhes ne shkollat e larta te mesuesise planet programet tekstet. Probleme per tu zgjidhur ka lidhur me mesimdhenien e shqipes standarde tek shqiptaret e Maqedonise tek arbrit e Greqise dhe te Turqise tek arbereshet e Italise. E nevojshme eshte ringritja e Keshillit Akademik Kombetar per Gjuhen si edhe e nje forumi vendimmarres per gjuhen per venien ne jete te vendimeve te Keshillit Akademik Kombetar. Problem aktual perben edhe ndihma per shqiptaret e diaspores dhe emigrantet ekonomike te shperndare ne te gjithe boten. Ata duhen ndihmuar qe te mos e harrojne gjuhen amtare. Zgjidhja e vetme eshte pervetesimi prej tyre i shqipes standarde. Ata presin tekste botime gazeta revista emisione televizive mesues e kurse etj.
Profesor cmendim keni per materialet e botuara ne shtyp ditet e fundit per shqipen standarde dhe cili eshte qendrimi juaj
Tema eshte madhore por per cudi ka zene pak vend ne media. I kam lexuar me vemendje materialet dhe me duket se ende nuk ka filluar nje debat i ri per standardin. Uroj qe ne artikuj debate dhe ne konference te mos shtrohen me gjera te tejkaluara e te mos humbim kohen kot me tema e probleme tashme te zgjidhura me sukses. Ne konference te diskutojme shkencerisht kombetarisht e jo politikisht e krahinorisht te degjojme me respekt njeri-tjetrin dhe te debatojme ne te mire ne favor te persosjes se shqipes standarde ekzistuese dyzetvjecare dhe te faktoreve qe e mbeshtesin dhe e mirembajne ate per ta pervetesuar me lehte per ta perdorur me sakte per ta shtrire me shpejt ne te gjitha trevat shqiptare per ta pasuruar sa me shume dhe per ta pastruar nga ndikimet e huaja te panevojshme. Analizat e politizuara nuk kane vend ne gjuhesi. Gjuha standarde i sherben kujtdo kurdo dhe kudo. Ideja e njesimit apo e standardizimit te gegerishtes qe shtrohet sot nga ndonje autor eshte e hershme por kohet e fundit ajo eshte gjalleruar. Gjithsesi nuk duhet synuar qe njesimi i gegerishtes te rivalizoje shqipen standarde. Termi standardizim i gegerishtes eshte i qortueshem sepse tash dyzet vjet ekziston nje shqipe standarde dhe nuk mund te kemi dy gjuhe standarde qe ti sherbejne ne te njejten kohe nje kombi keto sdo te ishin gje tjeter vecse dy variante letrare. Nuk mund te kemi dhe as mund te krijojme standarde partiake as standarde lokale as standarde krahinore as standarde ideologjike as standarde politike - nenvizon nje gjuhetar kosovar. Shqipja standarde i ka qendruar proves se kohes ajo eshte bere shume e qendrueshme dhe ka permbushur me sukses te plote nevojat komunikuese per te gjithe shqiptaret ne te gjitha fushat e jetes. Rendesia e shqipes standarde per forcimin e unitetit te sotem kombetar si dhe per te ardhmen e kombit shqiptar ne BE eshte e jashtezakonshme prandaj ta mirembajme e ta mbrojme ate se keshtu mbrojme identitetin dhe vete kombin tone.