E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mexes konfirmon largimin

Nga Express më 06 prill 2011 në ora 19:55

Një ditë pas operimit, Philippe Mexes e ka zyrtarizuar largimin e tij nga Roma në fund të sezonit.

“Ndeshja ndaj Juventusit ishte e fundit për mua në fanellën e Romës. Këtu kam kaluar shtatë vite të bukura dhe të papërsëritshme, por kam vendosur të largohem në fund të sezonit”, theksoi mbrojtësi francez.

“Pas një kohë të gjatë kam vendosur që ta ndërroj ambientin. Nuk është një çështje parash, por një zgjedhje e jetës. Ka mundësi që të shkoj në Milan”, vazhdoi Mexes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›