E Diel, 1 Nëntor 2026

Një termet 4.5 ballë bie në Maqedoni, ndjehet edhe në Tiranë. Ska dëme

Shkup-Një tërmet me fuqi rreth 4,5 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot në mesditë qytetin e Shkupit, Tetovës dhe disa zona tjera në jug dhe në lindje të Maqedonisë.

Ai u dëgjua edhe në shtetin fqinjë, Shqipëri.

Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme serioze, ndërsa ka shqetësuar popullatën e kryeqytetit të Maqedonisë. Banorë dhe punonjës të zyrave në ndërtesat e larta zbritën poshtë dhe qëndruan për një kohë jashtë derisa u siguruan se nuk ka më dridhje të tokës. Shkupi njihet si rajon sizmik. Në tërmetin e vitit 1963 rreth 1.800 vetë humbën jetën. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›