Rama-vendorëve: Berisha gënjeu për biznesin e vogël
TIRANE-Kryetari i Bashksië së Tiranës, Edi Rama në një takim me kryetaret lokalë socialistë neper rrethe njoftoi se asnje lehtesim nuk është bërë nga vendimi i Keshillit te Ministrave për biznesit e vogel. Një ditë më parë kryeministri Sali Berisha njoftoi se nuk do të ndryshojë pragun e të ardhurave për biznesin e vogël.Por, sot Edi Rama theksoi se beteja per autonomine vendore e sanksionuar ne kushtetute do te vazhdojë. “Berisha gënjeu dje për biznesin e vogël. Dje nuk pati asnjë lehtësim nga vendimi i Berishës, por pati vetëm një zbrapsje të Berishës”, tha Rama duke shtuar më tej se “TVSH për bizneset me 5 mln lekë është e papranueshme, pasi qeveria nuk ka një sistem te verifikimit të xhiros”. Në këtë pikë Rama theksoi se qeveria nuk ka vendosur ende kasat për bizneset. Kryebashkiaku i Tiranës u bëri të ditur vendorëve se ata janë aktorët që vendosin tarifat. “Është e papranueshme që qeveria të përcaktojë tarifat për biznesin e vogël. Tatim fitimi për biznesin e vogël caktohet nga vendori”. Edi Rama akuzoi qeverinë për pengim të procesit te decentralizimit. Kryebashkiaku theksoi se beteja per autonomine vendore e sanksionuar ne kushtetute do te vazhdojë.Sipas Ramës, situata nuk pritet të përmirësohet as për vitin 2010. Duke përmendur faturën e rritur të energjjisë elektrike Rama theksoi se plus faturën e TVSH, biznesi do ta ketë të papërballueshme. “Ky do të jetë kolaps i garantuar për biznesin, ndaj e ftoj kryeministrin të thellohet se ka edne punë për të bërë”. Kreu i Bashksië së Tiranës iu referua dhe të ardhurave nga Bashkia duke i bërë apel kryeministrit të dorëzojë në arkat e komunave dhe bashkive në rrethe këto të ardhura dhe jo të zhduken në vrimat e zeza sic e quajti ai buxhetin e qeverisë. "I bejme apel kryeministrit qe te dorezoje ne bashkite dhe komunat te gjitha te ardhurat nga legalizimet. Nuk mund t'ju mohohen kontributet qe qytetaret japin per t'i pare te kthyera ne investime", u shpreh Rama. Rama njoftoi sot ngritjen e Shoqatës për Autonominë Vendore. "Shoqata per autonomine vendore eshte e hapur për të gjithe", tha Rama. (d.b/BalkanWeb)